E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje-Berat, Olldashi: Shpejt edhe segmentet e tjerë

Ministri i Transportit Sokol Olldashi ka inspektuar punimet në lotin e parë të rrugës Lushnje-Berat. Në fjalën e tij, ministri Olldashi theksoi se Ministria e Punëve Publike dhe Transportit po përgatitet të nisë procedurat për lotet e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm.

"Punimet po ecim mjaftë mirë, trajektoria e lotit të parë është pothuajse e plotësuar me shtresat e veta të zhavorit ,mbetet për t`u hedhur shtresat e stabilizantit dhe paketa asfaltike.Është e rëndësishme të theksojmë se paralelisht me këtë kontratë ministria e Punëve Publike ka inkorporuar edhe mirëmbajtjen e rrugës ekzistuese, rrugës së vjetër Lushnjë Berat .Drejtoria e Përgjithëshme e Rrugëve po përgatitet programin e vet finaciar për të tenderuar lotet e tjera të kësaj rruge me synimin që në vjeshtën e këtij viti të fillojnë punimet edhe nga krahu tjetër, nga Berati në drejtim të Lushnjes për të shkurtuar afatin e realizimit të këtij objekti shumë të rëndësishmë" theksoi Olldashi.
Olldashi tha se rruga Lushnje Berat është pjesa më e rëndësishme e një investimi trekëndor që qeveria Berisha po bën në këtë zonë, bashkë me segmentin Elbasan-Belsh-Kuçovë, pjesë e boshtit të jugut dhe me rikonstruksionin që pritet të fillojë së shpejti në aksin Fier-Rosovec-Berat.
Në 6 kilometrat e para të rrugës së re, që nis tek rrethrrotullimi në hyjen jugore të qytetit të Lushnjes, dhe përfundon në kryeqëzimin e fshatit Kosovë, kompania ndërtuese GPG ka përfunduar veprat e artit dhe po mbyll nënshtresat mbajtëse të rrugës, për të vijuar më pas me stabilizantin dhe paketën asfaltike.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›