E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro i afrohet kuotës 142 leke, shkak fushata zgjedhore

TIRANE- Nuk ka të ndalur revanshi i euros në tregun tonë të këmbimit. Monedha e përbashkët europiane i është afruar kuotës së 142 lekëve, niveli më i lartë i shënuar deri më tani. Shkak për forcimin e euros janë bërë si faktorët e jashtëm, ashtu edhe ata të brendshëm.

Në bursa, monedha e eurozonës është shkëmbyer me 1 dollar e 45 cent, duke fituar ndjeshëm pikë që pas vendimit të pak ditëve më parë të Bankës qendrore europiane për rritjen e normës bazë të interesit. Ecuria e tregjeve botërore ëhstë refktuar në kursin tonë të këmbimit. Dollari ka pësuar rënie, duke u bletrë me 97.8 lekë dhe shitur me 98.3 lekë. Ndërsa euro është shkëmbyer me 141.5 lekë në blerje dhe me 141.9 lekë në shitje. Por forcimi i euros në vendin tonë ndikohet edhe nga faktorët e brendshëm që lidhen kryesisht me fushatën zgjdhore. Qeveria po bën shpenzime në këtë periudhë të vitit, duke rritur sasinë e lekut në qarkullim.

Nga ana tjetër, edhe partitë po shpenzojnë jo vetëm për fushatë, por edhe për të blerë shërbime nga të huajt, duke rritur kështu kërkesën për euro. Prishja e ekulibrave ofertë kërkesë ka cuar në zhvlerësimin e lekut kundrejt euros. Pasojat do t’i vuajnë klinetët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhën europiane, pasii do të paguajnë më shumë për këstet mujorë. Nga ana tjetër, pritet shtrenjtim i importeve dhe rrjedhimisht, edhe cmimeve në treg. Kosto ka edhe buxheti i shtetit, pasi shtrenjtohen pagesat për borxhin e jashtëm.
(NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›