Përplaset makina aksidentohen 4 anëtarët e një familjeje
KUKES- Një makinë në të cilën udhëtonin 5 anëtarë të një familjeje është aksidetuar sot paradite në aksin Kalimash- Rrëshen.
Makina me targa Dr 4051 D me drejtues Arjan Dafku është përplasur me anësoret e rrugës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona mes tyre dhe një fëmijë 13 vjec. Sipas të dhënave të para të policisë të plagosurit rëndë janë Alfred Dafku, 13 vjec, Lumturie Dafku, 42 vjec, Fiqiri Dafku, 58 vjec dhe Bukurie Dafku, 52 vjece. Ndërsa drejtuesi i mjetit Arjan Dafku ka pësuar dëmtime të lehta.
Familja nga fshati Dafk i Kukësit po vinte drejt Tiranës, kur makina, për shkaqe ende të panjohura, është përplasur me anësoret e rrugës Kalimash- Rrëshen.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, dhe mjekët thonë se gjëndja shëndetësore e tyre për momentin është e rëndë.
(s.g/BalkanWeb)