Euro në kuotën minimalë, Merkel: Duhet plan shpëtimi
TIRANE- Euro ka shënuar një tjetër rekord negativ teksa dje u kuotua në nivelin historik më të ulët në katër vjet ndaj dollarit amerikan. Kështu euro ka zbritur poshtë vlerës 1.22 për herë të parë që prej prillit të vitit 2006. Monedha e eurozones ka pësuar një rënie më të madhe se 1.7% gjatë pasdites në tregjet e Nju Jorkut , pikërisht në 1.216 për dollarë. Monedha ka pësuar rënie gjatë këtj viti më shumë se 2% edhe kundrejt jenit japonez. Tregetarët i frikesohen faktit, se masat e kursimit të zbatuara në shumë vende të eurozonës do të mund të godasin rritjen. Megjithe shumën e madhe të parave të caktuar si garanci në mbështetje për vendet e eurozonës, masa të tjera te ashpra janë të nevojshme për të shkurtuar defiçitet buxhetore dhe borxhet. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të paraqesë sot në Bundestagun gjerman një deklaratë qeveritare për paketën e shpëtimit të euros. Të martën partitë e koalicionit qeveritar ranë dakord për taksimin në sektorin e financave, por nuk është saktësuar se cilat masa janë këto. Bundestagu do të vendosë të premten edhe për të ashtuquajturën "çadra" për shpëtimin e euros. Kjo paketë parashikon kredi në vlerë prej 750 miliardë eurosh për stabilizimin e monedhës së përbashkët. Gjermania do të duhej të siguronte për tre vitet e ardhshme garanci në vlerë prej 148 miliardë eurosh. Përveç liberalëve dhe partive të Unionit, këtë paketë do të mbështesin edhe ekologjistët, ndërsa socialdemokratët ende po hezitojnë.
(Bruna Kripa/NEWS24/BalkanWeb)
(Bruna Kripa/NEWS24/BalkanWeb)