E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen Papandreu-Gruevski, diskutojnë "emrin"



Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe ai i Greqisë, Jorgos Papandreu, kanë zhvilluar një takim joformal në prag të samitit BE-Amerika Latine që do të zhvillohet në Madrid. Në këtë takim dy liderët kanë biseduar për çështjen aq shumë të disktutuar të emrit, për situatën aktuale në të dyja vendet, për krizën ekonomike në Greqi dhe për problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia dhe nëse të gjitha këto mund të jenë pengesë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Siç informojnë burime nga kabineti i kryeministrit të Maqedonisë, të dy krerët e qeverive shprehën dëshirën dhe vullnetin që çështja të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur. Nga të dy palët ishte shprehur gatishmëria për bisedime dhe mundësia e mëtejshmë për takime të drejtpërdrejta dhe për mbylljen e procesit nëpërmjet ndërmetësimit të Kombeve të bashkuara. Gjithashtu është biseduar edhe për perspektivat e rajonit dhe domosdoshmërinë nga integrimi në BE. "S'ka gjëra konkrete, por shpresoj që fjalët të shndërrohen në vepra, prandaj dua të jem i përmbajtur rreth procesit", ka theksuar kryeministri Gruevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›