Euro në nivele të larta edhe pas festave, në një vit u rrit me 13 pikëNga TemaMe nisjen e vitit të ri dhe me ardhjen për fundvit të emigrantëve, monedha shqiptare, leku, gjithnjë ka pasur kohë të mirë dhe është forcuar, ndërsa këtë vit ajo ka vijuar
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Euro në nivele të larta edhe pas festave, në një vit u rrit me 13 pikëNga TemaMe nisjen e vitit të ri dhe me ardhjen për fundvit të emigrantëve, monedha shqiptare, leku, gjithnjë ka pasur kohë të mirë dhe është forcuar, ndërsa këtë vit ajo ka vijuar të jetë në kuotat e para disa ditëve. Dje një euro u këmbye me 135,5 lekë, saktësisht sa ajo është këmbyer edhe në datën 24 apo 25 të muajit të kaluar.
Vitin e kaluar monedha evropiane ishte në kuota shumë të ulëta ndaj lekut vendas dhe këmbehej me 122,8 lekë në fillim të vitit, ndërkohë që para festave ajo këmbehej me rreth 123 lekë. Gjithnjë në fundvit dhe në festa monedha vendase merr pikë ndaj euros. Specialistë të financave dhe të tregut valutor shprehen se ky vit është dominuar nga një fuqizim i euros në shkallë botërore, dhe veç kësaj Shqipëria ka vuajtur mungesën e rreth 200 milionë eurove më pak nga dërgesat e emigrantëve. Gjithë kjo sasi parash ka pasur ndikimin e vet, siç ka pasur ndikimin e saj të madh edhe fuqizimi botëror i euros. Në anën tjetër, eksportet e vendit kanë rënë dhe kjo ka bërë që më pak valutë të futet në Shqipëri, dhe ka dhënë edhe kjo një ndikim, pavarësisht se ai është ndër më të vegjlit.
Viti po nis me një euro të fortë dhe me një ekonomi, e cila është në vështirësi në disa tregues të rëndësishëm, ku më kryesori është rënia e investimeve të sektorit privat. Sistemi bankar ka rritur në masë të pazakontë normat e interesit të kredive, duke e bërë shumë më të vështirë për ekonominë përballimin e kostove. Gjithashtu fuqia blerëse ka pësuar rënie, e cila ndonëse e lehtë, është pasqyruar te konsumi dhe te tregues të tjerë të ekonomisë. Sa i takon euros, ajo pritet të ruajë nivelet e larta dhe madje ajo rrezikon ta zhvlerësojë edhe më lekun vendas, i cili do të vuajë, jo vetëm peshën e euros, por edhe ngadalësimin e ekonomisë së vendit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndryshimet janë të ndjeshme. Një vit më parë një euro këmbehej me 122.8 lekë dhe një dollar me 87.7 lekë. Ndërsa krahasuar me dy vite më parë raportet e këmbimit janë edhe më të përkeqësuara në disfavor të lekut. Në janar 2008 dollari e kishte vlerën 82.5 lekë, kurse një euro 122 lekë. Edhe pse ka pasur një normë më të ulur të konsumit, dobësimi ekonomik duket se ka stimuluar kërkesë të lartë për valuta në fundvit. Kësaj situatë, siç tregon kursi i këmbimit, nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë as prurjet e emigrantëve.