Përmbytjet, qeveria në vështirësi financiareNga TemaGjendja e rënduar nga përmbytjet në Lezhë dhe në Shkodër ka zbuluar vështirësitë e mëdha të qeverisë për të përballuar këtë situatë nga pikëpamja financiare. Qeveria është duke përdorur fondin e eme
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Përmbytjet, qeveria në vështirësi financiareNga TemaGjendja e rënduar nga përmbytjet në Lezhë dhe në Shkodër ka zbuluar vështirësitë e mëdha të qeverisë për të përballuar këtë situatë nga pikëpamja financiare. Qeveria është duke përdorur fondin e emergjencës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili është një fond relativisht i vogël dhe krejtësisht i pamjaftueshëm për të përballuar kostot e mëdha të evakuimit, strehimit dhe të ndërtimit të argjinaturave dhe të tharjes së ujit në zonat e përmbytura. Të dhëna zyrtare bëjnë të ditur se qeveria ende nuk ka vendosur të përdorë fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, i cili gjithashtu është një fond i vogël dhe e ka të vështirë të përballojë këtë situatë. Ky fond është 2,5 miliardë lekë ose rreth 25 milionë dollarë, por gjendja në zonat e përmbytura është e tillë që nuk mund të përballohet me kaq pará. Që të dyja fondet së bashku, edhe ai i Ministrisë së Brendshme dhe ai i Këshillit të Ministrave, nuk janë në gjendje të përballojnë gjendjen e shkaktuar nga përmbytjet, dhe për më tepër ato nuk mund të paguajnë kostot e këtyre përmbytjeve. Qeveria shqiptare është vënë në vështirësi për të përdorur fondin rezervë, pasi situata është ende në zhvillim dhe ajo mund të përkeqësohet, dhe do të duhet që këto pará të përdoren më mirë dhe në një mënyrë më të vlefshme në një rast të tillë. Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave është një fond, i parashikuar të përdoret në raste të tilla fatkeqësish natyrore. Viti sapo ka nisur dhe përdorimi i plotë i këtij fondi do ta linte qeverinë pa pará për të ndërhyrë në një situatë të tillë të mëvonshme. Do të duhet të ndryshohej ligji i buxhetit për t’i dhënë pará të tjera qeverisë. Përmbytjet për fat të keq përkojnë me një moment të vështirë ekonomik të vendit, kur shumë tregues ekonomikë janë të përkeqësuar dhe kur buxheti i shkuar pati vështirësi të mëdha për të mbuluar muajin e fundit shpenzimet e pagave dhe të pensioneve. Një pjesë e pagesave për invalidët nuk u dha në fund të vitit që kaloi. Në tërë vendin ata morën vetëm 30 për qind të pagesës së tyre të përmuajshme. Veç fondit rezervë, qeveria shqiptare ka një fond kontigjencë prej rreth 2,7 miliardë lekësh, i cili është parashikuar të mbulojë deficitin buxhetor që mund të krijohet nga mosmbledhja e të ardhurave, dhe qeveria e ka të vështirë ta përdorë atë tani në situatën e krijuar, me gjithë nevojën e madhe për pará.