Euro në prag të 141 lekeve, dollari bie në 106 lekë
TIRANE- Leku po mbyll një javë të dobët kundrejt monedhës së përbashkët, duke shënuar sot një tjetër rënie ndaj saj. 1 euro këmbehet sot me 140.89 lekë, 0.12 lekë më shumë se një ditë më parë. Kjo e çon sërish monedhën europiane pranë pragut 141 lekë, duke rritur kostot për të gjithë huamarrësit që i kanë kreditë në euro.
Dollari nga ana tjetër është dobësuar ndjeshëm ditën e sotme, duke u zhvlerësuar 0.81 lekë kundrejt ditës së djeshme. Ekspertet vijojnë të argumentojnë luhatjet në tregun e këmbimit valutor si rrjedhojë e sezonit ndërkohë që shprehen optimistë per forcimin e monedhës vendase në ditët e ardhshme.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 106.56 -0.81
EURO EUR 140.89 +0.12
Poundi Britanik GBP 165.88 0.00
Franga Zviceriane CHF 114.79 +0.69
(m.a/ata/BalkanWeb)