Euro nuk preket në tregun shqiptar 1 2 3 4 5 (6 vota) e premte , 21 m

Ndryshe nga se ndodh në tregun ndërkombëtar në tregun shqiptar nuk ka një zhvlerësim të euros. Ekspertët e lidhin këtë me qëndrueshmërinë e ekonomisë reale. Por nga ana tjetër sipas tyre edhe një zhvlerësim i mundshëm nuk është një arsye për panik, pasi jo në cdo rast zhvlerësimi ka pasoja negative.
Lexo të plotë ...
Mathisen: Sfida e Shqipërisë, tërheqja e kapitaleve të huaja
1
2
3
4
5
(10 vota)
e enjte , 20 maj 2010
Shqipëria do të mund të garantojë rritje ekonomike të qëndrueshme nëse përballon me sukses sfidën e tërheqjes së kapitalit dhe investimeve të huaja. Kështu u shpreh në një preznatim për mediat dhe specialistë të ekonomisë eksperti i FMN Johan Mathisen. Ai shtoi se FMN parasheh që rritja ekonomike e Shqipërisë mund të jetë 2.3 për qind në 2010 dhe 3.3 për qind për vitin 2011.
Lexo të plotë ...
Autoriteti kombëtar i ushqimit, siguri dhe lehtësira në biznes
1
2
3
4
5
(9 vota)
e enjte , 20 maj 2010
Plotësimi i standarteve evropiane në fushën e ushqimit do të jetë detyra ligjore e autoritetit kombëtar të ushqimit. Ky institucion e nisi punën, me një ceremoni në praninë e kryeministrit Berisha, ministrri i bujqësisë Ruli dhe ambasdori i KE, Lohan. “Jemi të interesuar për të ecur sa më shpejt në këtë proces. Do të bëjmë cdo gjë për ndërtimin dhe konsolidimin sa më solid të standarteve të cilat na ofrojnë me BE’ tha Berisha.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 20 maj 2010 )
Lexo të plotë ...
Gjykata, rriten paditë për mosmarrëveshje tregtare
1
2
3
4
5
(3 vota)
e mërkurë , 19 maj 2010
Përkeqësimi i ekonomisë reale vec treguesve zyrtarë dhe gjendjes financiare të qytetarëve e familjeve ka pasqyrimin e vet edhe në sistemin gjyqësor. Në këto muaj të vitit 2010 konfliket me bazë ekonomike të përkthyera në padi në gjykatë kanë një rritje të ndjeshme. Sipas statistikave zyrtare vetëm për gjykatën e Tiranës ku edhe fluksi i padive është më i lartë gjyqe të pastërta për cështje tregtare që janë një zë më vete janë rritur nga 262 në periudhën janar maj 2009 në 335 për periudhën respektive të këtij viti.
Lexo të plotë ...
Të premten hapet tuneli i Thirrës
1
2
3
4
5
(8 vota)
e mërkurë , 19 maj 2010
Duke filluar nga ora 10:00 e ditës së premte, tuneli i Thirrës do të jetë i hapur për trafikun, duke bërë të mundur tranzitimin në të gjithë segmentin Rrëshen-Kalimash. Një lajm i tillë bëhet publik nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
Lexo të plotë ...
Panairi i Punës, 140 vende për një mijë kandidatë
1
2
3
4
5
(5 vota)
e martë , 18 maj 2010
Rreth 1000 kandidatë për 140 vende të reja pune në kompanitë më të mëdha të vendit. Kjo është arritja e panairit vjetor të punës që organizohet nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Në nisje të aktivitetit i pranishëm ishte edhe ministri i Punës, i cili ka vlerësuar këtë angazhim për forcimin e tregut të punës.
Lexo të plotë ...
Qeveria rishikon taksat kombëtare
1
2
3
4
5
(5 vota)
e hënë , 17 maj 2010
Kriza ekonomike ndërkombëtare dhe efektet e saj në ekonominë e vendit e posacërisht në të ardhurat fiskale duket se po i japin fund politikës qeveritare të uljes së taksave. Propozimet e qeverisë për rritje të disa taksave kombëtare brenda pak kohe pritet ti nënshtrohen diskutimit paralamentar. Ministri e financave që ka hartuar projektet që tashmë janë në komisionet e Kuvendit ka prpopozuar një sërë ndryshimesh qe kane te bejne me taksat kombetare.
Lexo të plotë ...
Shtrenjtohen kreditë, bankat shtrëngojnë kreditimin
1
2
3
4
5
(8 vota)
e shtunë , 15 maj 2010
Kërkesës në rritje të biznesit dhe individëve për kredi bankat tregtare po i përgjigjen duke shtrënguar dhe shtrenjtuar kreditimin. Në një vëzhgim anketë që banka e Shqiërisë ka bërë me bankat e nivelit të dytë ka dalë në përfundimin se të marrësh kredi si individ apo si një biznes i vogël tani është shumë më e vështirë. Lehtësim kreditimi ka vetëm për korporatat e mëdha të cilave bankat preferojnë më së shumti tu japin kredi për investime. Opinioni i ekspertëve të kredisë është se situata makroekonomike dhe gjendja e kredive me probleme janë faktorët kryesorë që ndikojnë në shtrëngimin e kredive për biznesin.
Lexo të plotë ...
MF: Të rritet paga minimale. Reagon biznesi
1
2
3
4
5
(10 vota)
e premte , 14 maj 2010
Rritja e pagës minimale nga 18 mijë në 25 mijë lekë. Ky ka qenë propozimi i ministrisë së financave që është diskutuar mes përfaqësuesve e qeverisë dhe të biznesit në Keshillin Kombëtar të Punës. Në mbledhjen e këtij këshilli që është zhvilluar në ministrinë e Punës.
Lexo të plotë ... Shoqata shqiptare e turizmit: Të ulet TVSH 1 2 3 4 5 (9 vota) e premte , 14 maj 2010 Sektori shqiptar i turizmit nuk është konkurues pasi ka një rëndesë më të madhe fiskale krahasuar edhe me vendet e rajonit. Për këtë shkak drejtues të shoqatës shqiptare të turizmit kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë qëndrore e lokale për të ulur TVSH dhe taksat e fjetjes.
Lexo të plotë ...
Lexo të plotë ... Shoqata shqiptare e turizmit: Të ulet TVSH 1 2 3 4 5 (9 vota) e premte , 14 maj 2010 Sektori shqiptar i turizmit nuk është konkurues pasi ka një rëndesë më të madhe fiskale krahasuar edhe me vendet e rajonit. Për këtë shkak drejtues të shoqatës shqiptare të turizmit kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë qëndrore e lokale për të ulur TVSH dhe taksat e fjetjes.
Lexo të plotë ...