E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, liberalizim vizash për Ukraninën 1 2 3 4 5 (2 vota) e mërkurë

Bashkimi Europian përgatitet t’i ofrojë Ukrainës një plan veprimi për heqjen e vizave me BE në nëntor, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Rusinë, e cila ka disa kohë që kërkon të hyjë në regjimin Shengen.Komisioni Europian ka gati draftin për Ukrainën i cili duhet të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE-së më 25 tetor në Bruksel dhe të paraqitet në samitin e Kievit më 22 nëntor.
Lexo të plotë ...   Sulm në parlamentin çeçen, 6 viktima 1 2 3 4 5 (0 vota) e martë , 19 tetor 2010 Parlamenti në republikën ruse të Çecenisë ka rënë pre e një sulmi gjatë mëngjesit të sotëm, një sulm që ka lënë pas të paktën gjashtë të vdekur. Në kryeqytetin Grozny ende rrethanat e sulmit dhe numri i viktimave mbeten të pasqaruara plotësisht mirëpo agjencitë e lajmeve thonë se parlamenti u sulmua nga persona të armatosur, tre prej të cilëve janë vrarë, ndërsa dy të tjerë mendohet se kanë hedhur vetën në erë në sulme vetvrasëse.
Lexo të plotë ...   SHBA, Palin thirrje për pjesëmarrje në votime 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 19 tetor 2010 Pothuajse dy javë nga zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish- guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin i është drejtuar elektoratit në Reno, të Nevadës. Ish-kandidatja republikane në zgjedhjet presidenciale, u ka bërë thirrje mbështetësve republikannë të shkojnë në kutitë e votimit më 2 nëntor dhe të zgjedhin kandidatët republikanë, sikundër është Sharon Angle, i cili garon kundër senatorit të Nevadës, Harry Reid. Palin ka qenë folësja kryesore gjatë një turi 15 ditor të organizuar nga lëvizja Tea Party.
Lexo të plotë ...   Grevat përfshijnë Europën. Pas Francës edhe Belgjika 1 2 3 4 5 (5 vota) e hënë , 18 tetor 2010 Europa sërish është përfshirë nga grevat dhe demostratat. Pas Parisit, ku ende vazhdon greva e punonjësve kundër reformave të qeverisë për pensionet, një grevë 24 orëshe e sindikatave të transportit hekurudhor ka ka mbërthyer Belgjikën. Gjithçka ka ndalur që në mëngjes në këtë vend, duke përfshirë edhe trenin e shpejtë Eurostar and Thalys në itineraret e tyre me vendet fqinje.
Lexo të plotë ...   Irak, 12 persona vriten në një grabitje 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 18 tetor 2010 Të paktën 12 persona kanë humbur jetën gjatë një grabitjeje në një dyqan bizhuterish në kryeqytetin e Irakut. Pasi grabitësit përdorën granada dore dhe armë të ftohta për të vrarë tre pronarët e dyqanit të floririt, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke e shndërruar grabitjen në një betejë të vërtetë.
Lexo të plotë ...   Piratët somalezë godasin sërish 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 18 tetor 2010 Piratët somalezë godasin sërish dhe këtë radhë ata kanë rrëmbyer anije peshkimi të Koresë së Jugut. Anija quhet “Golden Wave” dhe mban flamurin kenian, pavarësisht se është pronarët e saj janë koreano jugorë.
Lexo të plotë ...   Cifti Putin mohon zërat për divorc 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 18 tetor 2010 Kryeministri rus, Vladimir Putin dhe gruaja e tij Ludmila kanë dalë së bashku në një nga shfaqjet e rralla të tyre në publik, duke kërkuar të riafirmojnë martesën e tyre dhe të hedhin poshtë zërat për divorc. Në shfaqjen e dhënë nga televizioni rus, çifti i është përgjigjur në mënyrë të përbashkët pyetjeve të një interviste, si pjesë e regjistrit kombëtar të popullsisë.
Lexo të plotë ...   Merkel: Gjermania dështoi me shoqërinë multikulturore 1 2 3 4 5 (3 vota) e diel , 17 tetor 2010 Përpjekjet e Gjermanisë për të krijuar një shoqëri multikulturore ka dështuar plotësisht. Kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shtuar se debati për emigracionin dhe islamin ka polarizuar kampin e saj konservativ. Duke folur ne një takim me anëtarë të rinj të krisitiandemokratëve, Merkel tha se jane lejuar njerëz me kultura të ndryshme të jetojnë përkrah njëri-tjetrit, pa u integruar, dhe pa punuar në një vend i cili është shtëpia e rreth 4 milionë muslimanëve. Azhornuar së fundi ( e diel , 17 tetor 2010 ) Lexo të plotë ...   FAO: 925 milionë njerëz vuajnë nga uria 1 2 3 4 5 (2 vota) e shtunë , 16 tetor 2010 Janë 925 milionë personat që vuajnë nga uria dhe kequshqyerja në botë. Edhe pse shifra ka shënuar rënie nga një vit më parë, niveli mbetet ende alarmant. Alarmi lëshohet nga drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Zhak Diof. Janë 30 vendet që ndodhen në gjendje emergjence sa i përket ushqimit, ndër të cilat 21 në Afrikë. 
Lexo të plotë ...   Hollandë, prokuroria kërkon pafajësi për kreun ekstremist 1 2 3 4 5 (0 vota) e shtunë , 16 tetor 2010 Lideri i partisë ksenofobe hollandeze, Gert Wilders, nuk është fajtor për nxitje të urrejtjes raciale ndaj muslimanëve. Ka qenë kjo pretenca e dhënë nga prokuroria e Amsterdamit, në procesin kundër politikanit të ekstremit të djathtë që krahasoi muslimanizmin me nazizmin dhe që prej kohësh lufton për ndalimin e Kuranit.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›