E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro vazhdon te bjere


Thellimi i krizës së eurozonës dhe shqetësimet e ngritura se këto mund të jenë ditët e fundit të euros, po e rrëzojnë monedhën europiane me shjpejtësi në tregjet ndërkombëtare të valutës.

Të premten euro arriti pikën më të ulët ndaj dollarit amerikan në dy muaj, në një tendencë dobësimi që vazhdon prej katër jave më radhe.  

Aktualisht një euro po këmbëhet në tregjet ndërkombëtare me rreth 1.32 dollarë amerikanë nga 1.42 që këmbehej në fund të muajit të kaluar. Kjo tendencë e dobësimit të euros është reflektuar edhe në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, që nga ditët e Kriza Financiare"Fitch" : Italia në recesion Bankat përgatiten për falimentin e Euros Italia në recesion, krizë në Belgjikë e Hungari para të muajit, euro është dobësuar ndaj lekut me 1.1 për qind. Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i muajit euro është zhvlerësuar thuajse cdo ditë.

Aktualisht euro po këmbëhet në treg me një kurs mesatar prej 140.05 lekë, kur në fillim të muajit ajo shitej me 141.65 lekë.

Besimi tek monedha europiane në tregje po lëkundet seriozisht nga zhvillimet që po ndodhin në Eurozonë, ku kriza vazhdon të thellohet, aq sa tani po flitet se euro si monedhë mund të shpërbehet.

Pasiguria në tregje mbetet e lartë dhe Eurozona është duke përjetuar një makth ekonomik. Ende bashkimi europian dhe qeveritë e vendeve anëtare nuk po gjejnë një zgjidhje përfundimtare për krizën.

Hezitimi i Gjermanisë dhe ndasitë që ekzistojnë mes vendeve anëtare e kanë përkeqësuar krizën përtej edhe parashikimeve më pesimiste, saqë tani po vihet në dyshim edhe vetë ekzistenca e Bashkimit Europian.  

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Buxheti që i humbet emrin koalicionit
Marko Bello - Dy vjet më parë, koalicioni që qeveris vendin u pagëzua nga Sali Berisha si koalicioni i integrimit. Sot, për të dytin vit radhazi, kemi dështuar tërësisht në përpjekjet për t’iu afruar Europës, duke mos arritur të fitojmë statusin e vendit kandidat. Rriten eksportet me Kosovën
Bllokada tregtare e verës mes Serbisë dhe Kosovës ka krijuar mundësi përfitimi për biznesin shqiptar duke gjallëruar tregtinë mes dy vendeve. Ballkani në rrezik recesioni
Rreziku i një recesioni tjetër në Ballkan është shumë i madh, pasi vendet e tij janë tejet të ekspozuara ndaj krizës në Eurozonë.
Votohet në parim buxheti 2012

Kuvendi miratoi me 74 votat e maxhorancës buxhetin e shtetit për vitin 2012 pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 14 orë. Çmimi i ri për energjinë elektrike
Më datë 30 nëntor, ERE do të mbledhë grupet e interesit për të diskutuar mbi propozimin e KESH, CEZ dhe OST për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Lajmet kryesore

Zgjidhja për Gjykatën Administrative
Halimi: Nëse PS s’voton, do krijojmë dhomën përkatëse
Zbatimi i kritereve integruese
Memoriali për çamët
Filtri i lëvizjes së lirë
AK dhe flamuri gjigant mbërrin në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›