E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbatimi i kritereve integruese


Për zbatimin e 12 kushteve kyce për integrimin e mëtejshëm të vendit në BE, Brukseli kërkon një marrëveshje të shpejtë mes Ministrisë së Integrimit dhe Komisionit Parlamentar përkatës, që drejtohet nga opozita.

Kryetari i këtij Komisioni Parlamentar, Ditmir Bushati, thotë se në takimet e kësaj jave në Komisionin Europian, opozita u angazhua për pjesën e saj të përgjegjësive.

"Në radhë të parë do të punojmë fort për të përcaktuar një plan të qartë pune për të gjitha strukturat shtetërore, dhe së dyti do të vendosim "zilen e alarmit" në cdo moment që qeveria nuk do të zbatojë ato detyra që ka marrë përsipër, apo që duhet t'i përmbushë. Jemi thjesht në hapat e para, e ka nisur puna me Reformën Parlamentare, Reformën Zgjedhore dhe ligjet që kërkojnë 3/5, si dhe me Avokatin e Popullit. Ndërsa për 8 prioritetet e tjera, i kemi shprehur Komisionerit për Zgjerimin vullnetin tonë të fortë për t'u përfshirë në këtë proces, duke mbështetur reformat dhe duke monitoruar cdo hap që duhet të ndërmarrë qeveria në këtë proces. Garantuam edhe zotin Lajcak, që struktura jonë parlamentare në Komisionin e Integrimit do të ketë një rol proaktiv në këtë proces, por, nga ana tjetër, jemi të një mendje se i përket qeverisë për të ndërmarrë reformat konkrete në këto fusha, që i përkasin përgjegjësisë së saj", tha Ditmar Bushati, Kryetar i Komisionit Parlamentar per Integrimin, PS.

Duke i cilësuar si "të hidhura" praktikat e së shkuarës, kryetari i ri i Komisionit të Integrimit, nënvizon rëndësinë e vullnetit politik për zbatimin në praktikë të legjislacionit.

Ditmir Bushati: E dimë shumë mirë që problemi kryesor nuk është legjislacioni, por është mënyra sesi zbatohen ato, sesi ndërtohen institucionet, dhe do t'a marrim parasysh gjithë këtë lloj eksperiencë, në mënyrë që të kemi një proces sa më të qartë. Nuk duhet të harrojmë që viti tjetër do të jetë shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe priten shumë zhvillime të forta politike, të cilat do të jenë nën sitën e Brukselit dhe të aktorëve të tjerë të rëndësishëm që e mbështesin Shqipërinë.

TCH: Për shembull..??

Ditmir Bushati: Kemi disa reforma: Reformën për Drejtësinë, e cila është lënë në harresë, kemi cështjet që kanë të bëjnë me administratën publike, cështjet që kanë të bëjnë me dizenjimin e institucioneve më të rëndësishme kushtetuese që ka vendi, kemi cështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin, ku shihet qartë se nuk ka një vullnet politik për t'i luftuar ashtu sic duhet. Pra kemi disa reforma të rëndësishme, ku opozita ka vetëm rol vendimtar për t'i sjellë pranë vëmëndjes së qytetarëve dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

Në 12 tetor, Komisioni Europian nuk ishte në gjendje t'i rekomandonte Këshillit të BE-së statusin kandidat për Shqipërinë, pasi vendi, sic u argumentua në raportin e fundit të progresit, nuk përmbushi asnjë prej 12 prioriteteve kyce.

Përgatiti: Arta Tozaj

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Zgjidhja për Gjykatën Administrative
Pas përpjekjeve më shumë se tre vjeçare për të votuar në parlament me shumicë të cilësuar projektligjin “për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” e për pasojë dështimin e kësaj odiseje që do të sillte funksionimin e Gjykatës Administrative, ministri i drejtësisë Eduart Halimi zbulon “asin nën mëngë” që sjell sipas tij fitoren e lojës. Kuvendi kundër telenovelave
Të premten, për fatin zhgënjyes shpesh të shqiptarëve dhe sidomos për fatin e keq të shtëpiakeve shqiptare, ishte seanca maratonë për miratimin e buxhetit. Topi në Itali, vlerëson raportet dypalëshe
Presidenti Bamir Topi është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së qytetit të Torinos, Piero Fasino. Rama: Berisha fsheh krizën
Kreu i opozites Edi Rama, paralajmëron se Shqipëria ndodhet përpara një stuhie financiare. Pas takimit me kreun e grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Martin Schultz, nga Brukseli, Rama akuzoi qeverinë për fshehje dhe mohim të krizes.
Sheshi në formë linesi
Endri Xhafo - Unë një gjë nuk kuptoj: çfarë ka dashur të thotë autori me atë trotuarin e vogël trekëndor përpara xhamisë së Ethem Beut, tërësisht jo funksional, që prish simetrinë e trotuareve të Bashkisë dhe të Pallatit të Kulturës dhe futet në trajektoren makinave si pykë?

Lajmet kryesore

Zgjidhja për Gjykatën Administrative
Halimi: Nëse PS s’voton, do krijojmë dhomën përkatëse
Memoriali për çamët
Filtri i lëvizjes së lirë
AK dhe flamuri gjigant mbërrin në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›