Euro vazhdon të fitojë terren ndaj lekut
Gjatë muajit të kaluar, monedha evropiane, euro, ka vazhduar forcimin ndaj monedhës shqiptare, lekut, që ka qënë në paqëndrueshmëri në këmbimet valutore prej disa javësh.
Sot, një euro blihej në tregun valutor me 132 lekë dhe shitej me 132,6 lekë, ndërkohë që para dy javësh një euro blihej me 129,7 lekë dhe shitej me 130,3 lekë. Edhe në krahasim me një muaj më parë, euro rezulton me forcim kundrejt lekut, pasi është blerë me 127,6 lekë dhe është shitur me 128,2 lekë. Ndërkohë, në krahasim me një vit më parë, kursi i këmbimit të euros ndaj lekut ka qënë në rritje, pasi nje euro është blerë vjet me 121,1 lekë dhe është shitur me 121,6 lekë.
Në fillim të këtij viti, një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë