E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Duhen vendime te veshtira

Kur kriza politike ne vend nuk po merr zgjidhje prej me shume se 1 viti duke u kthyer ne nje rrezik serioz edhe per mbajtjen e zgjedhjeve lokale te vitit te ardhshem Shtetet e Bashkuara kane shprehur qarte qendrimin e tyre duke i bere apel dy grupeve te gjejne sa me shpejt gjuhen e perbashket.

Zevendesndihmes sekretari i Shtetit per Evropen Thomas Countryman megjithate ka theksuar se SHBA nuk do te ofrojne nje plan per zgjidhjen e krizes por mirepret qe ky konsensus te arrihet mes vete politikes shqiptare dhe lidershipit te saj.

E vetmja keshille qe une u ofrova njesoj te dyja paleve eshte se ne situata tilla si diplomate apo politikane ka nje moment kur ju duhet te shkoni pertej pozicioneve parimore per te shkuar tek zgjidhjet praktike.Dhe kjo nuk eshte nje loje ku dikush duhet te fitoje dhe tjetri duhet te humbase. Ne cdo demokraci thelbi eshte te shkohet tek zgjidhjet praktike. Besoj se te dy me kuptuan jane me pervoje dhe besoj se ne radhe te pare kane interesat e shqiptareve. Te dy kane treguar se jane miq te SHBA dhe opozicionet tona i marrin seriozisht. Per momentin jam optimist. Kapercimi i pozicioneve aktuale pa sforcuar palen tjeter qe te dorezohet nga te gjitha pozicionet e saj eshte thelbi i politikes apo diploamcise ne cdo demokraci parlamentare. Pra thellbi ne situata te tilla eshte te kapercesh pozicionet aktuale dhe te shkosh drejt zgjidhjeve praktike tha Countryman.

Duke u rikthyer tek debati i para pak koheve per ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror zevendesndihmes sekretari i Shtetit kerkoi qe ndryshimet te behen ne menyre te kujdesshme dhe konform standarteve te kerkuara nga NATO. Nje apel i qarte ky per rastin nese mazhoranca do te kerkoje ti rikthehet inisiatives per ndryshimet ne kete ligj.

Shfrytezova mundesine qe ne keto biseda te riperseris pikepamjen e qeverise amerikane se ligji per Sherbimet Inteligjente ne Shqiperi duhet bere me kujdes duhet pare me kujdes duhet te jete konsistent me angazhimet e Shqiperise ne NATO dhe duhet te shmange nje situate ne te cilen sherbimet e inteligjences te kthehen ne nje agjensi politike tha Countryman.

Zyrtari amerikan i pyetur edhe per valen e akuzave per korrupsion dhe hetimet e hapura nga prokuroria theksoi se SHBA nuk kane nje pritshmeri specifike por megjithate presin te shikojne progresin dhe pavaresine e sistemit gjyqesor. Jo me pak kritik kane qene tonet edhe per mos votimin ne kuvend te ligjit per Gjykaten Administrative te cilen zoti Countryman e quajti nje shans te humbur.

Une nuk do te beje nje liste te detajuar te asaj cfare eshte humbur. Ne pergjithesi cdo gje e humbur perfaqeson nje mundesi. Ngritja e nje demokracie funksionuese te vertete kerkon nje rol aktiv jo vetem nga ekzekutivi por edhe nga legjislativi. Dhe ka shume hapa per te cilat nje legjislature aktive me mbeshtetjen e partive kryesore duhet te ishte duke punuar sot ne fushen e sundimit te ligjit. Populli i Shqiperise nuk ka nevoje per nje leksion nga nje amerikan se si funksionon demokracia por ata duan dhe ata presin nje parlament qe do te ndihmoje ne ngritjen e nje gjyqesori dhe prokurorie vertet te pavarur dhe sundimin e ligjit ne Shqiperi si thelbesor per te ardhmen e demokracise tha Countryman.

Zevendesndihmessekretari i Shtetit Thomas Countryman duket se qendrimet e SHBA-ve ja ka parashtruar qartazi gjate takimeve edhe dy krereve te partive me te medha ne qeveri dhe opozites kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te Partise Socialiste Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›