Eurodeputetët: Grevat po bllokojnë integrimin
04/05/2010 Ngërçi politik, imazh negativ për vendin
Kukan: Zhvillimet pozitive të Shqipërisë janë vënë në hije
Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian konsideron se ngërçi politik dhe protestat pengojnë progresin e vendit dhe kontribuojnë në përçimin e imazhit negativ të vendit. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e institucioneve evropiane në takimin e parë të Komisionit të Asocimit dhe Stabilizimit BE-Shqipëri, ku marrin pjesë dhe 16 deputetë shqiptarë. Eurodeputeti Eduart Kukan tha gjatë fjalës së tij se kriza politike është një pengesë për integrimin evropian të vendit. "Situata aktuale politike, ku opozita nuk merr pjesë ose merr pjesë pjesërisht ose në mënyrë të kushtëzuar në seancat parlamentare, është një pengesë për integrimin evropian të Shqipërisë. Të gjitha apelet që kanë ardhur nga organizata ndërkombëtare nuk kanë ndryshuar situatën dhe lajmet që po vijnë nga Tirana tregojnë se situata është bërë më e ndërlikuar dhe e vështirë”, tha Kukan. Ndërkohë drejtori për Ballkanin në PE, Pierre Mirel, u shpreh se zhvillimet pozitive të vendit janë vënë në hije nga protestat e kohëve të fundit, duke dhënë imazhin e një vendi që s’ka arritur pjekurinë e duhur demokratike. “Zhvillimet politike pozitive të Shqipërisë janë të vëna në hije nga kriza politike. Kjo jep imazhin e një vendi që nuk përmbush ende standardet evropiane të një demokracie të pjekur dhe dëmton imazhin e vendit, si dhe vë në rrezik progresin e mëtejshëm. Manifestimet e bëra gjatë fundjavës, edhe pse paqësore, peshojnë në këtë imazh negativ, jo sepse janë kundërshtime politike në vetvete, pasi ato janë normale në jetën demokratike të një vendi, por mungesa e debatit politik në Parlament, në vend të atij të rrugës, bllokon progresin. Kam një pyetje për ju: a janë grevat e urisë një mjet për të avancuar në këtë moment që ne po përgatisim opinionin e Shqipërisë?”, tha Mirel. Pas tyre kanë marrë fjalën deputetë të opozitës dhe të mazhorancës, duke dhënë argumentet e tyre për situatën politike në vend. Ndërkohë që në mbrojtje të grupit socialist ka dalë Eurodeputeti socialdemokrat Victor Boshtinaru, ndërsa eurodeputetët e tjerë kërkuan që Brukseli të ndikojë në zgjidhjen e çështjes dhe uljen e palëve në tryezën e bisedimeve.