Urdhër për ruajtjen e privatësisë së pacientit në spital
04/05/2010 Vetëm mjeku kurues ka të drejtë të flas për gjendjen shëndetësore të pacientit
Largim nga puna personelit që do të abuzojë me dhënien e informacioneve
Punonjësit e shëndetësisë duhet të bëjnë kujdes në dhënien e informacioneve që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore të pacientit, pasi në të kundërt mund të rrezikojnë edhe vendin e tyre të punës. Këtë të drejtë tashmë do ta ketë vetëm mjeku që jep trajtimin ose shefi i shërbimit të pavijonit përkatës. Pas ankesave të shumta të bëra nga familjarët, Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar nëpërmjet një urdhri që u është shpërndarë tashmë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend bluzat e bardha që të mbajnë distancën e duhur në ofrimin e këtij informacion. Në një prononcim të dhënë gjatë ditës së djeshme kreu i këtij dikasteri Petrit Vasili ka komunikuar edhe urdhrin më të ri që ka të bëjë me ruajtjen e privatësisë së pacientit gjatë dhënies së shërbimeve shëndetësore. Ndërkohë Vasili u ka kërkuar bluzave të bardha të shmangin nxjerrjen e të dhënave të cilat sipas urdhrit tashmë do të jenë kompetencë vetëm e mjekut kurues dhe në raste të veçanta e shefit të shërbimit. “Komunikimi me të sëmurin që mjekohet në spital apo familjarët e tij, në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, do të bëhet vetëm nga mjeku kurues apo shefi i shërbimit. Gjithë personeli tjetër mjekësor, për probleme që lidhen me gjendjen shëndetësore të sëmurit, do të komunikojë vetëm me mjekun kurues, shefin e shërbimit ose në mbledhjen e stafit”, citohet në shkresën e zyrtare që u është shpërndarë drejtuesve të qendrave shëndetësore. Ndërsa për moszbatimin e këtij urdhri do të merren masa
administrative deri në pushim nga puna të personelit. Zbatimi dhe monitorimi i këtij rregulli do të jetë kompetencë e krerëve të institucioneve spitalore të vendit, të cilët do të monitorohen edhe nga grupe të caktuara të Ministrisë së Shëndetësisë. Pak kohë më parë, një tjetër urdhër u është dërguar këtyre institucioneve në lidhje me planifikimin e orarit të vizitave për të afërmit e pacientëve. Familjarët duhet të zbatojnë oraret e caktuara për vizita, çdo ditë nga ora 17:00 deri në 19:00 dhe ditën e diel me një orar paradite, nga ora 10:00 deri në 12:00. Kontrolli i respektimit të këtij orari po merret përsipër nga policia private, e cila nuk duhet të lejojë qarkullimin e vizitorëve jashtë këtyre orareve. Por në të vërtet një masë e tillë nuk është zbatuar pasi në çdo orë të ditës nëpër dyert e pavijoneve lëvizjet e familjarëve vijojnë të jenë prezentë, ndonëse në një masë pak më të vogël.