Alarm për bombë tek “Ali Myftiu”, policia në kërkim të telefonuesit
04/05/2010 Zbrazen nga paniku 2 shkolla, policia kontrollon të gjithë ambientet: Alarm fals
ELBASAN-Një telefonatë për vendosjen e një bombe ka bërë që të zbrazen dy shkolla në qytetin e Elbasanit. Ka qenë ora 10.30 kur nxënësit sapo kishin mbyllur pushimit e gjatë e do të fillonte mësimi kur një i ri ka telefonuar për bombë tek shkolla e mesme profesionale “Ali Myftiu”. Menjëherë policia ka evakuuar nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Ali Myftiu”, por edhe shkollës “Salih Çeka” ngjitur me të.
Alarmi
Kanë qenë gjithsej rreth 700 nxënës që kanë ndërprerë mësimin, ndërsa efektivat specialë kanë kontrolluar të gjitha ambientet për të gjetur bombën e telefonatës. Përreth godinave është ruajtur distanca e sigurisë nëpërmjet shiritave policorë. Spektatorë të skenës kanë qenë nxënësit dhe banorët e zonës që kanë parë mjaft efektiva policie. Në përfundim policia ka dalë në konkluzionin se telefonata ka qenë një alarm i rremë dhe se në godinë nuk ekzistonte asnjë bombë. Në shkollën “Ali Myftiu” ka qenë drejtori i policisë Sajmir Muça dhe shefi i komisariatit Sejfulla Metko. Drejtori i policisë deklaroi se kjo ngjarje është një alarm i rremë. Ai tha se po verifikohet telefonata, e cila mendohet se ka ardhur nga një nxënës. Agjentët kanë marrë në pyetje disa të rinj për të mbërritur tek personi që ka bërë telefonatën. Mendohet se ai i përket vitit të tretë të shkollës profesionale. Gjithsesi ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Drejtori i policisë ka bërë thirrje që skena të tilla të evitohen. Ai tha se telefonuesi do të procedohet penalisht për veprimin e tij. Shkolla “Ali Myftiu” ka grumbulluar një numër të madh nxënësish meshkuj dhe grupe heterogjene të qytetit dhe fshatit duke qenë edhe një ndër shkollat me vështirësi për sa i përket disiplinës. Kjo ngjarje, e cila është e dyta brenda dy viteve, ka bërë që drejtorët dhe mësuesit e shkollave duke dalë kanë marrë me vete edhe regjistrat të frikësuar për një alarm të vërtetë. Ata thanë se kjo është një lojë nxënësish për të bërë pushim pjesën e dytë të mësimit pas pushimit të gjatë. Në vendin ku është lajmëruar për bombë ka mbërritur edhe Drejtoresha e Arsimit, Mimoza Matraxhiu, e njoftuar për ngjarjen. Ajo është njohur me këtë akt të nxënësve dhe ka kërkuar marrjen e masave nga drejtoritë respektive që kjo situatë të mos përsëritet. Ky është rasti i dytë kur nga kjo shkollë lajmërojnë për vendosjen e një bombe. Një vit më parë një alarm i ngjashëm bëri që agjentët të ndërmarrin një tjetër defensivë, duke evakuar të gjithë nxënësit. Policia arriti të zbulojë telefonuesin duke e arrestuar një nxënës nga kjo shkollë.