Eurodeputetet denojne bojkotin e institucioneve nga opozita Madhesia e germave Gazeta Standard 03/02/2011 121600

Flasin Cornelisse dhe Kacin Dialogu nuk kryhet ne rruge por ne Parlament
Eurodeputete te grupimeve te Parlamentit Evropian denojne bojkotin e institucioneve shteterore nga opozita shqiptare. Ata shprehin keqardhjen qe per shkak te politikave te dhunes qe po ndjek opozita po pengohemi drejt anetaresimit te BE-se. Eurodeputetja Marije Cornelisse i ben thirrje opozites qe te kthehet ne Parlament dhe ti jape fund politikes se rruges.
Une isha shume e shqetesuar qe prej nje viti e gjysme. Me vjen shume keq per qytetaret e Shqiperise qe kane ende nje Parlament qe nuk funksionon normalisht dhe si rrjedhim i kesaj ata smund ta hedhin etapen tjeter e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Jam e shqetesuar dhe shume me teper tani - shprehet ajo. Marije Cornelissen ben me pas thirrje qe opozita te rikthehet ne Parlament dhe pas tragjedise se tmerrshme sic e cileson ajo 21 janarin palet duhet te ishin ulur ne bisedime per kapercimin e krizes. Sipas eurodeputetes Shqiperia duhet te jete nje demokraci e pjekur nese do te anetaresohet ne Bashkimin Evropian. Ajo kerkon nje hetim te plote per ngjarjet qe ndodhen ne 21 janar dhe te dyja forcat me te medha politike te gjejne nje rrugedalje per te ardhmen. Duke marre shkas dhe nga situata ne Parlamentin e Maqedonise te bojkotuar tashme nga opozita eurodeputetja Marije Cornelissen i kujton opozites shqiptare se zgjidhjet kerkohen ne Parlament dhe jo ne rruge. Sipas saj bojkoti i Parlamentit nuk eshte kurre nje ide e mire.
Nje Parlament eshte krijuar per diskutime ne gjirin e tij dhe partite jane aty per te mos qene dakord me njera-tjetren. Une jam kategorikisht kunder bojkotit te Parlamentit qe duket se ben pjese te kultura politike shqiptare prej kohesh dhe kjo duhet vertet te marre fund - pohon me tej ajo.
Duke perfunduar se BE eshte i gatshem qe te ofroje cfaredolloj ndihme per zgjedhjet lokale te 8 majit nese te dyja palet politike ne Shqiperi do ta kerkojne kete ndihme. Ndersa eurodeputeti tjeter Jelko Kacin kritikoi dhunen e shtruar nga demonstruesit e opozites duke i kujtuar asaj se Shqiperia nuk eshte si Tunizia. Shqiperia eshte ne pjesen veriore te Mesdheut dhe jo ne pjesen jugore. Seshte Tunizia. Nese dikush mendon se ne Shqiperi do te behet skenari tunizian une pergjigjem se Tunizia nuk ka aplikuar per tu bere anetare e Bashkimit Evropian dhe nuk eshte anetare e NATO-s. Ndaj ne mendojme se politikanet shqiptare duhet te jene te pjekur sa populli shqiptar dhe duhet te sillen si lidership i nje vendi qe aplikon per anetaresim ne BE dhe shtet anetar i NATO-s. Ky qendrim nuk eshte i pranueshem nuk eshte pergjegjshem dhe nuk eshte ne nje nivel te nje momenti historik me te cilen perballet Ballkani per integrimin e tij ne Bashkimin Evropian. Eumlshte thene kohe me pare qe grevat e urise nuk jane instrumente qe perdoren ne demokraci sidomos jo ne vendet qe aplikojne per tu bere anetare te BE-se. Prandaj eshte e nevojshme rikthimi ne kuadrin kushtetues. Ka nje pergjegjesi te deputeteve qe te perfaqesojne pikepamje te ndryshme politike dhe qe te gjejne nje kompromis qe eshte gjithnje rrugedalja per cdo ceshtje.
Znj.Cornelissen a jeni e shqetesuar per situaten ne Shqiperi
Une isha shume e shqetesuar qe prej nje viti e gjysme. Me vjen shume keq per qytetaret e Shqiperise qe kane ende nje parlament qe nuk funksionon normalisht dhe si rrjedhim i kesaj ata smund ta hedhin etapen tjeter e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Jam e shqetesuar dhe shume me teper tani.
Opozita po ben serish thirrje per demonstrata ne rruge ne nje kohe qe Bashkimi Evropian ben thirrje qe dialogu nuk mund te kryhet ne rruge. Cmendoni per kete
Mendoj se pas tragjedise se tmerrshme duhet te kishte cuar te dyja palet qe te thoshin kjo situate duhet te marre fund dhe ne duhet vertet te punojme se bashku per te miren e qytetareve ne menyre qe gjera te tilla te mos ndodhin per qytetaret tane dhe jo te largohen ne pozicionet e tyre. Me vjen keq per kete.A e cenon kjo integrimin evropian te Shqiperise
Sigurisht qe po. Shqiperia duhet te jete nje demokraci e pjekur nese do te anetaresohet ne Bashkimin Evropian. Duhet te kete nje hetim te plote per ngjarjet qe ndodhen dhe te dyja forcat me te medha politike te gjejne nje rrugedalje per te ardhmen. Para se ata ta bejne ate nuk do te kete nje hap tjeter per anetaresimin e vendit ne BE.
Mendoni se zgjidhjet me te mira mund te gjenden ne gjirin e Parlamentit pasi ne po shohim tani qe edhe Maqedonia po ndjek ne njefare menyre shembullin e Shqiperise per bojkotin
Bojkoti i Parlamentit nuk eshte kurre nje ide e mire. Nje Parlament eshte krijuar per diskutime ne gjirin e tij dhe partite jane aty per te mos qene dakord me njera-tjetren. Une jam kategorikisht kunder bojkotit te Parlamentit qe duket se ben pjese te kultura politike shqiptare prej kohesh dhe kjo duhet vertet te marre fund.
A eshte e mire perfshirja e Bashkimit Evropian ne zgjedhjet lokale ne Shqiperi
Po ne duhet te jemi te gatshem qe te ofrojme cfaredolloj ndihme. Nese te dyja palet na kerkojne ndihme ne do jemi aty per te ofruar ndihme.
Eurodeputeti i grupit liberal-demokrat Jelko Kacin
Zoti Kacin cmendoni per demonstratat e 21 janarit
Shqiperia eshte ne pjesen veriore te Mesdheut dhe jo ne pjesen jugore. Seshte Tunizia. Nese dikush mendon se ne Shqiperi do te behet skenari tunizian une pergjigjem se Tunizia nuk ka aplikuar per tu bere anetare e Bashkimit Evropian dhe nuk eshte anetare e NATO-s. Ndaj ne mendojme se politikanet shqiptare duhet te jene te pjekur sa populli shqiptar dhe duhet te sillen si lidership i nje vendi qe aplikon per anetaresim ne BE dhe shtet anetar i NATO-s. Ky qendrim nuk eshte i pranueshem nuk eshte pergjegjshem dhe nuk eshte ne nje nivel te nje momenti historik me te cilen perballet Ballkani per integrimin e tij ne Bashkimin Evropian.
Palet jane ende larg njera tjetres per te zgjidhur ceshtjet rreth tryezes dhe ne shohim se edhe pas shume apeleve te Bashkimit Evropian per te zhvilluar aktivitetin legjislativ brenda institucioneve dhe konkretisht brenda Parlamentit opozita vazhdon te bej thirrje per demonstrata ne rruge Si e shini ju kete
Eumlshte thene kohe me pare qe grevat e urise nuk jane instrumente qe perdoren ne demokraci sidomos jo ne vendet qe aplikojne per tu bere anetare te BE-se. Prandaj eshte e nevojshme rikthimi ne kuadrin kushtetues. Ka nje pergjegjesi te deputeteve qe te perfaqesojne pikepamje te ndryshme politike dhe qe te gjejne nje kompromis qe eshte gjithnje rrugedalja per cdo ceshtje. Pra sbehet fjale per absolutizem per shumice absolute por per kompromis. Kjo eshte demokracia dhe ndaj besoj se parlamenti juaj do jete ne gjendje qe te rivendose aktivitetin kushtetues dhe jo te veprohet si ne Maqedoni. Ajo qe ndodhi ne Shqiperi po influencon tani edhe Maqedonine. Ky nuk eshte shembull i mire. Qendrimi yne eshte i njejte ndaj te dy vendeve. Parlamenti eshte aty per te perfaqesuar vullnetin dhe vendimmarrjen politike te popullit. Dhe sbehet fjala per te kaluaren por per te ardhmen. Ndaj te dyja vendet mund te kene nje histori te pasur por ajo qe ka rendesi tani eshte nje perspektive sociale dhe ekonomike per qytetaret e tyre. Keshtu qe per hir te qytetareve qe i kane zgjedhur ata duhet te manifestojne gatishmerine e tyre pjekurine e tyre dhe qe jane te matur per te permbushur standardet e duhura. Ju doni te beheni nje anetar i BE-se ne e vleresojme kete por ne nuk kemi si te pranojme te tilla qendrime nga politikanet e vendit tuaj.
Bashkimi Evropian kerkon te perfshihet per zgjidhjen e ngercit politik por edhe zgjedhjet lokale. Duke ditur qe zgjedhjet jane konsideruar historikisht si problematike ne Shqiperi e mendoni se Bashkimi Evropian mban qendrimin e duhur tani per te kontribuar per zgjedhjet lokale
Ne fund te fundit vendimmarrja do te varet nga vleresimi i reformave te Shqiperise por derisa nuk ka nje kompromis per zgjedhjet e fundit ne Shqiperi atehere ne kete kontekst kerkohet nje rrugedalje. Perndryshe edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jene perseri te dyshueshme dhe sdo te kontribuojne aspak per nje te ardhme me prospere dhe me te qendrueshme per Shqiperine. Si rrjedhim ajo qe themi ne eshte pse nuk e filloni me zgjedhjet lokale per te stabilizuar vendin ne nivelin lokal me kryetaresh te rinj bashkish dhe me bashki te reja dhe mbi kete baze te gjitha forcat politike do te mund te nxjerrin mesim nga kjo. Ndoshta ata do te behen me te pjekur dhe mund te arrijne nje rezultat.
Zoti Lajcak do te jete neser sot ne Tirane. Ai duket se eshte mesuar me misione te pamundura po sipas mendimit tuaj do tia dale mbane me misionin e pamundur ne Shqiperi
Me lejoni tu referohemi ngjarjeve te fundit. Ne jemi shume te gezuar qe demonstratat e te shtunes u anuluan dhe ne u investuam per kete. Mesazhi yne eshte ne duhet te evitojme cdo lloj konfrontimi qe mund te coje ne efekt domino pasi nese kjo ndodh atehere Shqiperia do te humbase statusin aktual ne integrimin e saj evropian dhe une shpresoj qe vendi do te mbaje kete status dhe do te fitoje madje nje status tjeter me te larte. Por per kete kerkohet vullnet politik dhe tradita ne Bashkimin Evropian ben qe e vetmja rrugedalje eshte kompromisi politik.