E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari Ina Rama braktis Komisionin Hetimor

Reagon komisioni Largimi veprim arrogant dhe autoakuze. Shtyhet deshmia e kreut te SHISH-it Kuvendi Per arsye teknike

Kryeprokurorja Ina Rama refuzon bashkepunimin per te zbardhur te verteten e 21 janarit. Ajo braktisi pas 10 minutash pranie mbledhjen e djeshme te Komisionin Hetimor duke refuzuar tu pergjigjej pyetjeve te anetareve te komisionit per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit me pretekstin se keto ngjarje jane ne hetim penal te prokurorise. Nderkohe anetaret e komisionit theksuan qartazi se kryeprokurorja do te pyetej vetem ne lidhje me menyren e funksionimit te institucioneve shqiptare ne 21 janar perfshi dhe ate te prokurorise. Sipas tyre largimi i kryeprokurores ishte jo vetem nje shenje e qarte arrogance por dhe frike per ate cka po hetohet. Deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se eshte nje autoakuze qe zonja prokure i beri vetes. Sipas tyre te kesh frike per tiu pergjigjur pyetjeve te disa deputeteve qe jane ngarkuar per te hetuar do te thote qe se paku te kesh rol ne kete histori dhe rol jo rastesor. Po dje nuk u zhvillua as seanca degjimore me kreun e SHISH-it Bahri Shaqiri. Seanca degjimore e dates 2 shkurt 2011 ora 1700 me drejtorin e Sherbimit Informativ te Shtetit per arsye teknike do te shtyhet per nje dite tjeter e cila do te behet e ditur ne ditet ne vijim - njoftoi Kuvendi.

Komisioni hetimor

Jam ketu ne respektim te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit tim. Institucioni i Prokurorise eshte organ i pavarur dhe i nenshtrohet vetem ligjit. Per shkak te pasjes se nje ceshtjeje ne hetim njoftoj Kuvendin se nuk mund tu pergjigjem pyetjeve tuaja. Prokuroria eshte duke kryer hetimet e gjithanshme dhe profesionale per ngjarjet e 21 janarit. Cdo ngjarje qe ka ndodhur eshte objekt hetimi. Konkluzionet do te jepen vetem ne fund te hetimit dhe jo ketu - deklaroi kryeprokurorja. Pavaresisht kontestimeve te anetareve te komisionit ajo theksoi se prokurori kur ka nje ceshtje ne hetim nuk mund tu nenshtrohet pyetjeve. Pas ketij argumenti braktisi mbledhjen e komisionit. Ky veprim u konsiderua si fyerje dhe si arrogance nga ligjvenesit demokrate. Sipas tyre kryeprokurorja ka te drejte te mos pergjigjet per ceshtje qe i konsideron objekt hetimi por jo te braktise mbledhjen. Sjellja e zonjes prokurore te cilen te gjithe e pame erdhi ketu me qellimin per tu larguar. Erdhi me nje qendrim arrogant dhe mungese te theksuar pergjegjshmerie - tha kreu i Komisionit Hetimor Eduart Halimi. Sipas tij eshte detyre e Parlamentit te shohe se si institucionet e dala prej tij kryejne detyren. Komisioni do ta shohe me vemendje qendrimin arrogant me mungese te theksuar respekti. Ne perputhje me gjithe provat e tjera dhe te jeni te bindur se komisioni do beje gjithe rekomandimet e duhura per kuvendin e Shqiperise - tha Halimi. Ndersa Enkelejd Alibeaj shtoi se veprimi i kryeprokurores ishte shenje e qarte frike. Eumlshte nje autoakuze qe zonja prokurore sapo beri. Te kesh frike per tiu pergjigjur pyetjeve te disa deputeteve qe jane ngarkuar per tu hetuar do te thote me se paku te kesh rol ne kete histori dhe rol jo rastesor. Nuk di cfare frike duhet te kishte nga pyetje te tilla si A ka pasur bashkepunim te institucioneve A ka trajtuar zonja ceshtjen e dates 21 ne menyre teresore jo vetem me deklarata Publiku ka te drejte te dije nese kemi nje prokurori ku ligji zbatohet njesoj apo per ca si te nenes dhe ca te njerkes - tha Alibeaj. Edhe deputeti Fatos Hoxha kerkoi te dije se ku e gjen prokurorja e pergjithshme kurajen por dhe mbeshtetjen qe te kundershtoje ne menyre kaq flagrante institucionin me te larte parlamentin. Me tej deputeti Viktor Gumi vijoi me argumentet ligjore ndersa theksoi se neni 523 pika 4 sakteson se prokurori bashkepunon me komisionet hetimore te vendit sipas ligjit ne fuqi. Do hyje ne histori qe refuzohet ftesa per te bashkepunuar. Kemi marre persiper te hetojme nje ceshtje dhe dime kompetencat e Kuvendit dhe prokurorise ne kete drejtim - tha ai. Kreu i komisioni mbylli mbledhjen duke lene te hapur mundesine per nje tjeter seance degjimore me kryeprokuroren. Do shikojme mundesine qe zonja Rama te paraqitet ne nje seance tjeter do e shohim kete dhe te vijim te te dhenave apo dokumenteve qe do marrin - tha ai. mbledhja u mbyll me administrimin e dokumenteve te ardhura nga Policia e Shtetit SHISH por dhe institucione te tjera ne baze te kerkesave te bera nga komisioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›