Eurodeputeti Rubig Prokuroria te gjeje kush qendron pas dhunes se demonstruesve
Eurodeputeti Pol Rybig anetar i dy komisioneve te rendesishme te Parlamentit Evropian deklaron se sulmi ndaj Kryeministrise eshte nje akt i paster kriminal. Ne kete kontekst ai i kerkon prokurorise te gjeje se kush qendron pas dhunes se demonstruesve te 21 janarit dhe ne interesin e kujt ishte dhuna. Eurodeputeti komenton edhe veprimet e policise duke nenvizuar faktin se uniformat blu rrezikuan jeten per te mbrojtur qytetaret shqiptare institucionet demokratike dhe per nje Shqiperi jo te destabilizuar. Ndaj ai shprehet se policia se paku meriton nje falenderim pasi ajo u dhunua fizikisht duke mbrojtur institucionet kushtetuese. Ne rast te ushtrimit te dhunes sigurisht qe policia duhet te veproje pasi ajo duhet te mbroje institucionet dhe demokracine. Eumlshte i njejti standard ne nivelin evropian. Ne skemi asgje kunder manifestimeve i mirepresim ato duam te kemi nje mendim ndryshe qe te beje demokracine edhe me te shendoshe por ajo qe eshte e patolerueshme eshte dhuna. Nese ka dhune nese ka akte kriminale nese dhunohen institucionet dhe rrezikohen qytetaret kjo seshte e pranueshme. Forcat e rendit kane rrezikuar jeten e tyre. Ata kane rrezikuar jeten e tyre per te mbrojtur qytetaret shqiptare dhe institucionet e tyre demokratike. Ata meritojne te pakten nje falenderim qe ata u vune ne rrezik per nje Shqiperi jo te destabilizuar - shprehet eurodeputeti Rybig. Ai shtoi me tej Shpresoj qe prokuroria te vertetoje pse disa persona ne demonstrate prodhuan dhune pse ata jane fajtor per dhunimin e institucioneve pse ata dhunuan nje institucion shume te rendesishem si kryeministria dhe eshte e rendesishme te vertetohet kush eshte mbrapa dhunes cili e organizoi demonstraten dhe ne interesin e kujt ishte prodhimi i dhunes. Shpresoj qe te mos kete lidhje me zgjedhjet e 8 majit sepse kjo do te sillte nje rrjedhoje shume negative per situaten ne Shqiperi.