Halli i opozites Evropa Ska zgjedhje te parakohshme

Zgjidhja Lajcak zbardh formulen e BE-se Hetim 21 janarit dhe dialog. Lajcak ne Tirane Te shqetesuar ka rrezik per pershkallezimin e dhunes
I rikthyer per here te dyte negociatori i BE-se per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi Miroslav Lajcak zbardhi dje ne Tirane formulen e BE-se hetim te plote te 21 janarit dhe dialog mes paleve. Pas takimeve te mbajtura me Presidentin Topi Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-se Rama Lajcak doli para mediave duke konfirmuar dy zgjidhjet konkrete por edhe duke bere te qarte se nuk ka zgjedhje te parakohshme dhe se partite duhet te behen gati per zgjedhjet lokale te 8 majit. Sa i takon 21 janarit ai tha se duhet te zbardhet plotesisht kjo ngjarje ndersa u beri thirrje partive te mos bejne thirrje per te nxitur dhunen dhe qytetareve qe te mos bien pre e ketyre akteve.
Duhet te gjendet e verteta per ate qe ndodhi ne 21 janar ne menyre qe te kemi nje vleresim te paanshem rreth saj. Gjithashtu ne kete situate duhet qe te mos kemi retorike nxitese dhe te zjarrte. Jam i shqetesuar per situaten por ama kam shprese se ka mundesi zgjidhje. Ne jemi te gatshem per ndermjetesim dhe jemi gati per te ndihmuar. Duhet te filloni punen per zgjedhjet e 8 majit cojini nje mesazh te qarte te gjithe popullit. Zgjedhjet vendore jane pergjegjesi e partive politike qe ato te bejne zgjedhje te nje standardit nderkombetar. Duke pasur parasysh qe do kete demonstrata te tjera qytetaret te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe te mos provokojne. Duhet te gjendet e verteta per ate qe ndodhi ne 21 janar ne menyre qe te kemi nje vleresim te paanshem rreth saj. Gjithashtu ne kete situate duhet qe te mos kemi retorike nxitese dhe te zjarrte. Jam i shqetesuar per situaten por ama kam shprese se ka mundesi zgjidhje - tha z. Lajcak. Ai konfirmoi se BE eshte e gatshme per ndermjetesim mes paleve por duke shtuar Duhet te filloni punen per zgjedhjet e 8 majit cojini nje mesazh te qarte te gjithe popullit. Zgjedhjet vendore jane pergjegjesi e partive politike qe ato te bejne zgjedhje te nje standardit nderkombetar. Duke pasur parasysh qe do kete demonstrata te tjera qytetaret te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe te mos provokojne. I derguari i BE-se u beri ne vecanti nje thirrje te vecante qytetareve shqiptare qe te mos bien pre e provokimeve dhe dhunes ne protestat apo demonstratat e ardhshme. Ai nenvizoi se ne BE jane bere diskutime te ndryshme per Shqiperine por ka mbizoteruar shqetesimi per klimen politike te acaruar.
Une u takova dhe bisedova me tre lideret politike ketu ne Shqiperi. Personalisht jam i shqetesuar por kam besim ne kapercimin e situates - tha Lajcak. Ai shtoi kerkesen dhe besimin e tij se institucionet shqiptare do te zbulojne te verteten per ngjarjet e 21 janarit. Pas takimeve te njepasnjeshme me Presidentin Topi Kryeministrin Berisha e kryesocialistin Rama Lajcak shprehu shqetesimin se dhuna mund te pershkallezohet prandaj kerkon hetimin e plote te ngjarjeve te 21 janarit nga institucionet e pavarura. Ai beri thirrje per fillimin e punes per zgjedhjet lokale te 8 majit. Sipas Lajcak duhet te zhvillohen sipas standardeve te BE. Duhet te filloni punen per zgjedhjet e 8 majit cojini nje mesazh te qarte te gjithe popullit. Zgjedhjet vendore pergjegjesi e partive politike qe te bejne zgjedhje te nje standardit nderkombetar - u shpreh Lajcak. Nuk mungoi edhe apeli qe qytetaret shqiptare te jene te kujdesshem gjate demonstrative ne vazhdim. Duke pasur parasysh qe do kete demonstrata te tjera qytetaret te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe te mos provokojne - tha Lajcak. I pyetur se a i shikonte zgjedhjet e parakohshme si nje mundesi per zgjidhjen e krizes aktuale Lajcak tha Kjo eshte nje ceshtje qe i takon popullit tuaj politikes stuaj dhe jo mua.
Lajcak tek Berisha Zgjedhjet e 2009-s kapitull i mbyllur
I derguari i BE-se ne Tirane drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te BE-se z. Miroslav Lajcak i quajti nje kapitull te mbyllur zgjedhjet e 2009-s nderkohe qe kerkoi tashme perqendrim mbi zbardhjen e plote te 21 janarit pergatitjen per zgjedhjet e 8 majit dhe vijimin e axhendes se integrimit te Shqiperise. Gjate takimit me Kryeministrin Sali Berisha i derguari Lajcak e falenderoi perzemersisht Kryeministrin per pritjen dhe i rishprehu atij edhe nje here vleresimin e tij dhe te BE-se per qendrimin konstruktiv e te pergjegjshem te qeverise shqiptare dhe rolin e Kryeministrit Berisha perfshire vendimin per anulimin e manifestimit dhe nxitjes se institucioneve per hetim dhe zbardhje te plote te ngjarjeve qe ndodhen ne 21 janar. Me tej z. Lajcak i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha se BE eshte totalisht i angazhuar per te ndihmuar Shqiperine per te kapercyer kete situate te veshtire dhe per te vijuar procesin e integrimit evropian dhe marrjen e statusit te vendit kandidat. BE e konsideron diskutimin mbi zgjedhjet e 2009 si nje kapitull i mbyllur perfundimisht bazuar ne vleresimin e bere nga raporti i OSBE/ODIHR - u shpreh Lajcak duke shtuar se ne Bashkimin Evropian ka zero mbeshtetje per zgjedhje te parakohshme apo per bojkot te zgjedhjeve lokale. Me tej zoti Lajcak theksoi se eshte koha tashme qe Shqiperia te fokusohet ne hapat e metejshem perpara me axhenden evropiane. Ai u shpreh se per kete kerkohet hetim per zbardhjen e plote e te paanshme te ngjarjeve te 21 dhjetorit ne kuadrin e institucioneve dhe shtetit ligjor e se dyti shmangia e cdo lloj akti te metejshem provokues duke i konsideruar ne kete kontekst demonstratat si mbartese te nje risku serioz ne kete periudhe. Z. Lajcak theksoi nevojen per uljen e toneve dhe retorikes nga te gjitha palet kthimin e opozites dhe restaurimin e dialogut politik ne Parlament per axhenden e integrimit evropian dhe statusit te vendit kandidat dhe adresimin e te gjitha rekomandimeve te parashtruar ne opinionin e Komisionit Evropian dhe me e rendesishmja perqendrimin e te gjitha energjive ne pergatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale te 8 majit ne perputhje me standardet nderkombetare. Ne kete kontekst i derguari Lajcak theksoi se Bashkimi Evropian eshte kundra betejave politike jashte kuadrit institucional kundra cdo aktiviteti qe mund te provokoje akte dhune te metejshme asnje mbeshtetje per bojkotim dhe bllokim te procesit zgjedhor cilido qe loz me keto tre karta humbet cdo kredibilitet ne syte e nderkombetareve. Duke e falenderuar zotin Lajcak per mesazhet e rendesishme te tij Kryeministri Berisha theksoi se kushti vendimtar i zgjidhjes se kesaj situate eshte hetimi i plote dhe transparent i 21 janarit ne te gjitha drejtimet dhe se ai eshte i vendosur qe cdo gje te zgjidhet ne kuadrin e institucioneve dhe shtetit ligjor. Qendrimet e personave te caktuar ne keto institucione nuk lekundin besimin tim tek institucionet roli dhe funksionimi i tyre - theksoi Kryeministri. Kryeministri Berisha gjithashtu shtoi se bashkepunimi nderinstitucional eshte ne kete moment i domosdoshem per kapercimin e situates. Shqiperia - tha Kryeministri - eshte Republike Parlamentare ndaj dhe hezitimi i drejtuesve te ndonje institucioni per te permbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese ndaj Kuvendit te Shqiperise bie ndesh me keto te fundit. Ne kete kontekst Kryeministri Berisha e siguroi zotin Lajcak se komisioni hetimor parlamentar po heton vetem veprimtarine e institucioneve dhe se ka therritur per informacion personalitetet ne cilesine e krereve te institucioneve ne raport me zbatimin e ligjit sic parashikohet ne nenin 14 te ligjit per komisionet parlamentare dhe se cdo fakt dokument apo te dhena qe Komisioni do te mbledhe gjate veprimtarise se tij do ti dergohet prokurorise per hetim te plote. Z. Berisha e ftoi opoziten te zere vendin e saj ne komisionin hetimor.
Lajcak-Topi Dhuna e 21 janarit po demton imazhin e Shqiperise
Ne emer te autoriteteve me te larta te BE-se si Baronesha Ashton dhe Komisioneri Fyle i derguari i tyre ne Tirane z. Lajcak i shprehu dje presidentit Bamir Topi shqetesimin e madh per krizen politike ne Shqiperi e per demtimin e imazhit nderkombetar te saj. Lajcak vuri ne dukje se kjo situate pavaresisht sukseseve te medha te arritura si anetaresimi ne NATO liberalizimi i vizave dhe perparimi ne rrugetimin integrues per ne familjen evropiane eshte vendimtare dhe po pengon procesin e metejshem te anetaresimit te vendit tone ne Bashkimin Evropian. Presidenti Topi ritheksoi qendrimin institucional se dialogu konstruktiv i maturuar dhe me tone te qeta mes paleve eshte rruga e vetme e domosdoshme drejt zgjidhjes se krizes politike dhe garanti i stabilitetit dhe i funksionimit te drejte te shtetit ligjor dhe institucioneve ne frymen dhe sipas standardeve demokratike. Kryetari i shtetit vuri ne dukje se klasa politike shqiptare ne keto momente duhet te gjeje e te vere ne perdorim te gjithe mekanizmat ligjore demokratike per te dale nga kjo situate problematike ne interes te Shqiperise dhe te shtetasve te saj per te siguruar qetesine dhe stabilitetin e duhur per vendin dhe shoqerine shqiptare ne realizim te projekteve dhe te ardhmes sone evropiane. Gjate takimit Lajcak theksoi nevojen urgjente per qetesi dhe rregull publik si dhe te respektit te Kushtetutes shtetit te se drejtes dhe pavaresise se institucioneve qe te ushtrojne detyrat e tyre kushtetuese. Po dje i derguari i BE-se takoi per 2 ore me radhe kreun e opozites kohe kjo e paparashikuar per faktin se shtyu edhe konferencen per shtyp te z. Miroslav Lajcak.