Prendi Qelluam ne ajer shmangem armet e zjarrit

Deshmia e Prendit Ish-kreu i gardes u fut brenda Kryeministrise. Prendi Arsyet pse i shtova mbrojtjen Edi Rames dhe Ina Rames
Komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi deshmoi mbreme perpara komisionit hetimor per ngjarjet se 21 janarit duke zbardhur faktin se efektivat e saj kane qelluar vetem ne ajer. Ushtaraku i larte deklaroi se ne asnje rast nuk eshte qelluar mbi turmen dhe se gjate gjithe kohes eshte qelluar ne ajer edhe me fisheke luftarake. Para anetareve te komisionit hetimor Ndrea Prendi theksoi se Garda e Republikes mund te perdore armet e zjarrit mbi personat ne rastet kur kalohet rrethimi gje qe eshte evituar sipas tij gjate demonstrates se 21 janarit.
Zgjidhja e hapjes se zjarrit eshte pika me e fundit pavaresisht nga rreziku. Kalimi i rrethimit eshte rasti ekstrem kur Garda mund te veproje konform ligjit - tha Prendi. Ai beri te qarte se pavaresisht se garda e republikes u vu perballe dhunes efektivet e saj nuk reaguan.
Perreth 2 ore nga goditjet e vazhdueshme deri edhe bomba tymuese dhe helmuese goditje me te gjitha mjetet nuk ka pasur asnje lloj reagimi nga efektivet e Gardes se Republikes por ka pasur vetem mjekime dhe rikthim ne detyre per te mbrojtur objektin. Edhe ne rastet kur eshte shkaterruar porta jane djegur peme dhe eshte tentuar te shkaterrohet gardhi veprimet e gardes kane qene me shkopinj gome per te mos lejuar hyrjen e tyre brenda territorit - u shpreh z. Prendi. Komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi ne deklarimin qe ka bere gjate mbledhjes se komisionit hetimor Parlamentar per ngjarjet e 21 janarit deklaroi se brenda territorit te Kryeministrise gjate zhvillimit te demonstrates eshte futur ish-komandanti i Gardes se Republikes. Ai informoi se kishte komunikuar me te duke i kerkuar te dilte jashte objektit. Po ashtu Prendi tregoi se ka urdheruar shtimin e masave te sigurise per Kryeministrin e vendit qe me date 19 janar 2011. Komandanti i gardes tha se shkak per shtimin e masave te sigurise jane bere tri shkresa te derguara nga strukturat kunder krimeve te renda dhe krimit te organizuar ne Policine e Shtetit. Nderkaq ai informoi se jane shtuar edhe masat e sigurise per kryetarin e opozites Edi Ramen te cilit i eshte vendosur eksorte por edhe kryeprokurores Ina Rama i eshte shtuar nje grup mbeshtetes nga Garda e Republikes. Ai po ashtu informoi se Garda e Republikes u informua permes 3 shkresave me radhe nga policia se persona te caktuar do te ushtronin dhune ndaj protestes se 21 janarit. Me pas ai theksoi se menjehere u hartua plani i sigurise duke u bazuar ne pershkallezimin e masave per ruajtjen e segmentit Kryeministri-Kuvend-Presidence. Eumlshte vepruar vetem ne baze te urdhrave dhe ligjit perkates per ruajtjen e objekteve me rendesi te vecante. Me situaten e krijuar te Keshilli i Ministrave u zbatua detyra per sherbimin permanent dhe ate te perforcuar. Gjate sherbimit forcat e gardes kane treguar profesionalizem dhe motivim pavaresisht se u goditen nga demonstruesit dhe u rrezikuan per jeten. Si drejtues i gardes ndihem krenar. Misioni i gardes eshte i shenjte se ruan personalitetet e pozites dhe te opozites - tha me tej gjeneral Prendi. Gjate deshmise se tij ai pohoi Ate dite eshte bere thirrje me megafon dhe jam informuar se po behet cdo perpjekje qe demonstruesit te mos futen ne territorin brenda objektit. Jam informuar se hapja e zjarrit ne ajer eshte bere pasi ata jane futur brenda territorit dhe spostimi i tyre eshte bere me mjetet te tjera. Me pas eshte qelluar me fisheke manover ne ajer dhe ka vazhduar me fisheke luftarake po ne ajer. Dhe kjo vertetohet edhe nga pamjet sepse po te ishte qelluar mbi turmen do ishte tjeter gje - theksoi Ndreu. Pyetjes nese ishte sulm i programuar apo thjesht nje sulm perballe fasades se Kryeministrise ai iu pergjigj Sulmi ka qene i ashper nga disa drejtime. Veprimet e forcave te gardes deri ne momentin qe objekti eshte rrezikuar kane qene investiguese ne varesi te situates. Nuk ka pasur kundershtim nga garda deri ne momentin qe garda dhe Kryeministria eshte sulmuar. Objekti Kryeministra eshte sulmuar ne frac34 e perimetrit te saj dhe drejtime nuk kane qene vetem nga porta por dhe nga drejtime te tjera sidomos nga Piramida. Shkaterrimi ka qene tek porta numer 1 por rrezikshmeria ka qene ne shume drejtime. Shkaterrimi i portes dhe futja e njerezve brenda apo goditja me mjete qe do te kishte qene tragjike per garden nese mjeti nuk do te pengohej ne kohen e nje pauze te sulmeve te vazhdueshme eshte futur ne perimetrin e rrethimit ish-komandanti i Gardes se Republikes eshte ndaluar nga forcat e gardes jam vene ne dijeni kam shkuar dhe e kam takuar dhe i kam thene urgjentisht te dalesh perjashta dhe ai ka zbatuar urdhrin. Pyetjes nese kishte informacion per sulmin ndaj Kryeministrise Prendi iu pergjigj Nuk kishim asnje informacion qe objekti i Kryeministrise te sulmohej. Demonstrata mund te kishte ashpersi por jo ne kete shkalle. Dhuna per garden ka qene ne parametrat e paparashikuar pergatitja e gardes ka bere qe objekti i rendesise se vecante te ruhej me profesionalizem.