Ikën Ranieri, vjen Ferrara
Kishte plot 40 vjet që në klubin e Juventusit një trajner nuk pushohej nga detyra në një mënyrë të tillë. Kjo i ndodhi trajnerit aktual, Klaudo Ranierit, i cili megjithëë punën e mirë të bërë këto dy vjet pas ngritjes nga seria B, nuk i shpëtoi dot pushimit nga puna për arsye të rezultateve të dobëta këto 6 javët e fundit, duke kaluar nga lufta për titull, në mbrojtjen e vendit të tretë.
Ekipi i Juventusit deklaroi dje nëpërmjet një deklarate zyrtare se “pushonin nga detyra trajnerin Klaudo Ranieri dhe në vend të tij, përkohësisht, drejtimin e ekipit e merr një ish i njohur: Çiro Ferrara. Klubi falenderon punën e Ranierit këto dy vjet dhe i uron Ferrarës suksese.”
Ferrara ka luajtur 253 ndeshje me Juven nga 1994 në 2005, ku ka fituar 8 kampionate, 2 kupa italie, 5 superkupa të Italisë, 1 kupë Uefa, 1 Champions League dhe 1 Kupë Interkontinentale. Nga 2006 është përgjojë në sektorin e turinjve dhe në 2008 është bashkëpunëtor pranë Lipit në Kombëtaren Italiane.
Mbetet për t’u parë nëse Ferrara është i përkohshëm apo jo. Shumë thonë se vitin e ardhshëm do të jetë Spaleti në krye të ekipit, pa harruar edhe alternativën Konte, një tjetër ish juventin.