E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurogrup ndihmon Spanjën, Stournaras nuk kërkon asgjë

Eurogroup vendosi t’i japë një vit më shumë kohë Spanjës deri në 2014, për të reduktuar deficitin e saj buxhetor në 3% të PBB si dhe financimin e sektorit bankar spanjoll. Ministrat e financave ranë dakord për zbatimin e programit të ndihmës në Spanjë, që përkthehet një ndihmë për 30 miliardë euro deri në fund të korrikut.

Kreu i Eurogroup Zhan-Klod Junker, duke folur menjëherë pas rreth 10 orëve të takimit të ministrave të financave të eurozonës, ka konfirmuar se “asnjë kërkesë për shtyrje afati nuk është bërë nga pala greke". Junkcer tha se “ministri grek i financave nuk ka paraqitur një kërkesë formale në Eurogroup për një zgjatje kohore për reduktimin e deficitit buxhetor prej 3%”. "Unë e imagjinoj se ka kërkesa të tilla nga pala greke", shtoi Juncker, dhe sqaroi se Ministri grek i Financave Jannis Stournaras ka dhënë garanci për të rivendosur programin e rregullimit fiskal.

Gjatë mbledhjes së Eurogroup, janë diskutuar rezultatet paraprake të auditorëve të vizitës Trojkës në Athinë dhe ministrat e financave të eurozonës do t’i kthehen çështjes greke, kur treshja të përfundojë vlerësimin dhe të përgatisë raportin përfundimtar për ecurinë e zbatimit të programit grek. 

Sa për këstin e ndihmes që Greqia pret më 20 gusht, Juncker siguroi se Eurogroup do të gjejë zgjidhje dhe theksoi se nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar. 

Para fillimit të mbledhjes ministri Stournaras u takua me Zhan-Klod Junker dhe homologun francez, Pierre Moskovisi, të cilin ai informoi mbi zhvillimet në ekonominë greke. Ministri francez i Financave la të hapur mundësinë për të ardhur në Greqi në të ardhmen e afërt. 

Ministrat e financave të eurozonës kërkuan rinovimin e mandatit të Zhan-Klod Juncker si President i Eurogroup. Megjithatë, Juncker tha se ai nuk synon të përfundojë mandatin e tij, por të japë dorëheqjen në fund të vitit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›