E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurogrupi, presion Greqisë të mbyllë marrëveshjen

BRUKSEL - Përfundoi takimi i Eurogrupit, të ministrave të financave të eurozonës në Bruksel, ku vecanërisht kriza në Greqi dhe rreziku i përhapjes së saj në vendet e tjera, pas problemeve në Itali, kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Kreu i Eurogrup Juncker dhe Komisioneri Olli Rehn kërkuan përfundimin e shpejtë të marrëveshjes për qeverinë e re dhe një garanci me shkrim nga Papandreu e Samaras që do ta respektojnë atë, dhe se do të angazhohen për miratimin e marrëveshjes së 27 Tetorit, në mënyrë që Greqia të mund të marrë këstin e gjashtë të huasë.

Nga ana e tij, Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos tha pas takimit të Eurogrupit, se Eurozona është e gatshme për ta zbatuar në tërësi vendimin e 26-27 tetorit, duke filluar nga lirimi i parakohshëm i këstit të gjashtë, "nëse dhe vetëm atëherë kur qeveria e re dhe politike forcat që mbështesin të vërtetojnë me shkrim angazhimet e tyre."

Ai theksoi megjithatë se Eurogroup përshëndeti "shumë fort" zhvillimet e fundit politike në Greqi dhe në veçanti vendimin e dy partive të mëdha për të mbështetur një qeveri "mandati i së cilës të jetë zbatimi i vendimit të samitit." 

Ndërsa komisioneri europian i cështjeve ekonomike dhe monetare Olli Rehn tha se në takimin e Eurogrupit do të diskutohet edhe për Italinë, ku Komisioni Europian do të dërgojë këtë javë një mision monitorimi për masat që duhen ndërmarrë me qëllim konsolidimin financiar dhe reformat strukturore të premtuara nga qeveria Berluskoni.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›