E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Genova, sot ceromonia mortore e nënës shqiptare e 2 vajzave të saj

LEZHË – Tragjedia familjare e vdekjes së nënës shqiptare dhe dy vogëlusheve të saj, për shkak të fatkeqësisë natyroe të ndodhur me 4 nëntor në Genova ka tronditur mbarë opininon publik, por edhe fshtatin e vogël të Shënkollit të rrethit Lezhë.

Një familje e këtij fshati ka humbur humbi 3 pjesëtarë të saj. Bëhet fjalë për familjen e Flamur Djalës, e cila kishte emigruar vite më parë në Genova në kërkim të një jete më të mirë si shumë emigrantë shqiptarë. Por, kjo shpresë tashmë është shuar pasi kjo familje ka humbur tre pjesëtarë të saj: Bashkëshortja e Flamurit, Shpresa, 28-vjeç si dhe dy vajzat e saj të mitura Xhoia dhe Xhonisa, përkatësisht 8 dhe 1 vjeç.

Familja Djala ka hapur dyert e zisë duke pritur vizita ngushëllimi, ndërkohë që trupat e mbërritën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe do të varrosen mesditën e sotme rreth orës 13:00.

Të afërmit e familjes Djala bëjnë me dije se bashkëshorti i Shpresës dhe njëkohësisht babai i dy vajzave të mitura ndodhet akoma në Itali në gjendje shoku, pasi mësohet se atij pa dijeni i është dhënë trupi i vajzave të vdekura në krahë në momentin e nxjerrjes së trupave të pajetë nga vendi i mbytjes, një hyrje pallati.

Gjashtë viktima, nga të cilat katër gra dhe dy fëmijë, ishte bilanci zyrtar i përmbytjeve që përfshiu Genovën në Itali.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›