E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia pret qeverinë, BE kërkon garanci me shkrim nga palët

ATHINE-Greqia është duke pritur me ankth të mësojë emrin e kryeministrit dhe qeverisë së përkohshme.

Ora 7 00 - Në ora 12 00 është njoftuar se do të zhvillohet mbledhja e qeverisë dhe deri në atë orë, detajet e mbetura për krijimin e qeverisë do të jenë bërë të njohura.

Takimi midis Papandreut dhe Samaras përfundoi mbrëmë vonë, dhe sipas të gjitha burimeve, të dy liderët kanë gjetur mirëkuptim mbi emrin e kryeministrit, por jo plotësisht mbi përbërjen e qeverisë.

Në diskutim janë emri i bankierit Lukas Papademos dhe përfaqësuesit të Greqisë në FMN Panajotis Rumeliotis, i cili kthehet nga SHBA për zhvillimet në fjalë. Gjatë negociatave u përfol edhe një emër i tretë ai ai i avokatit evropian të Popullit, Nikiforos Diamaturis.

Ndërkaq gjatë mbledhjes së qeverisë në mesditë, Papandreu do kërkojë dorëheqjen e ministrave dhe më pas do të shkojë tek presidenti, për të paraqitur dorëheqjen e tij, me qëllim që t’i hapë rrugë qeverisë së re.

Nga ana tjetër, vonesat në gjetjen e një marrëveshjeje e kanë lëkundur mjaft besimin e BE tek politika greke. Gjatë konferencës për shtyp në Bruksel Juncker kreu i Eurogrup dhe Komisioneri Olli Rehn kërkuan përfundimin e shpejtë të marrëveshjes dhe një garanci me shkrim nga Papandreu dhe Samaras se do ta respektojnë atë dhe do të angazhohen për miratimin e marrëveshjes së 27 Tetorit, në mënyrë që Greqia të mund të marrë këstin e gjashtë të huasë.

Të dy udhëheqësit evropiane raportuan gjithashtu se menjëherë pas formimit të qeverisë së re greke, misioni i i ri i Trojkës do të udhëtojë në Athinë për të përfunduar hartimin e një programi të ri për Greqinë. 

Lidhje te tjera Greqi, ja tre personat që përfliten për të qenë kryeministër Qeveria e re, cilat jane kushtet e Lukas Papadimos Merkel telefon me Papandreun: Zgjedhje pas marrëveshjes BE Greqi, reagime për marrëveshjen mbi qeverinë e re Shtypi grek përshëndet marrëveshjen për Qeverinë e Unitetit Kombëtar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›