Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euroja dhe dollari amerikan shënuan rënie në këmbim me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euroja u këmbye me 100,43 lekë, ose 0,04 lekë më pak, ndërsa monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0,34 lekë dhe këmbehet me 92,78 lekë.
Paundi britanik fitoi terren me 0,32 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 117,06 lekëve. Franga zvicerane këmbehet me 102,52 lekë, ose 0,11 lekë më pak se ditën e martë.| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 92.78 | -0.34 | |
| Euro | EUR | 100.43 | -0.04 | |
| Poundi Britanik | GBP | 117.06 | +0.32 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 102.52 | -0.11 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 59.58 | +0.02 | |
| Dollari Australian | AUD | 61.62 | +0.08 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 68.07 | -0.05 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.60 | +0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.63 | +0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.46 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 123.96 | -0.46 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 219777.26 | +1,334.54 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2674.01 | +26.81 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.85 | -0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.85 | -0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 2.88 | -0.01 | |
/r.e/