Euroja në nivelin më të ulët në këmbim me lekun

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, ndërsa euroja regjistroi nivelin më të ulët në këmbim me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,07 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,09 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 91,01 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 98,38 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 118,10 lekë ose 0,01 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 105,02 lekë ose 0,07 lekë më pak se një ditë më parë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollar amerikan | USD | 91.01 | -0.07 | |
| Euro | EUR | 98.38 | -0.09 | |
| Poundi britanik | GBP | 118.10 | -0.01 | |
| Franga zvicerane | CHF | 105.02 | -0.07 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 59.32 | -0.37 | |
| Dollari australian | AUD | 59.82 | -0.30 | |
| Dollari kanadez | CAD | 65.59 | +0.03 | |
| Korona suedeze | SEK | 8.54 | -0.05 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.30 | +0.03 | |
| Korona daneze | DKK | 13.19 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 121.02 | -0.15 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 250161.92 | +1,486.20 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 3102.29 | +64.09 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 12.75 | -0.03 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 12.72 | -0.04 | |
| Lira turke | TRY | 2.66 | 0.00 | |
/r.e/a.f/