E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroja prek nivelin më të ulët 96,5 lekë

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat ndaj euros dhe dollarit amerikan, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht  me 0,01 lekë dhe 0,16 lekë dhe këmbehen me 96,49 lekë euroja në nivelin më të ulët se me parë dhe dollari amerikan me 82,05 lekë.

Zhvlerësimi i monedhës europiane i adresohet flukseve të shtuara të euros, duke reflektuar efektin sezonal ne festat e fundvitit, por sipas BSH-së rënia e kursit me bazë vjetore paraqitet relativisht e vogël. Krahasuar me një vit më parë, kursi i këmbimit euro-lek është në rënie me 1,8%.

Ndërkohë në pozita të forta këmbehet paundi britanik.

Monedha angleze këmbehet me 110,12 lekë ose 0,16 lekë më shumë dhe franga zvicerane zbriti me 0,15 lekë dhe këmbehet me 103,12 lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se këmbimi valutor luhatet brenda intervaleve të pritshmërisë dhe reflekton kërkesë-ofertën e tregjeve.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 82.05 -0.16
Euro EUR 96.49 -0.01
Poundi Britanik GBP 110.12 +0.16
Franga Zvicerane CHF 103.12 -0.15
Jeni Japonez (100) JPY 52.99 -0.01
Dollari Australian AUD 54.45 -0.14
Dollari Kanadez CAD 59.56 -0.12
Korona Suedeze SEK 8.81 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.06 -0.05
Korona Daneze DKK 12.92 0.00
SDR SDR 112.29 -0.08
Ari (OZ 1) XAU 351145.28 -5,525.27
Argjendi (OZ 1) XAG 5174.61 -49.84
Juani Kinez (onshore) CNY 11.65 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.66 -0.01
Lira Turke TRY 1.92 -0.01

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›