E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroja vijon rënien, këmbehet me 92,96 lekë në tregun vendas

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Monedha europiane vijoi rënien ndaj lekut në tregun e brendshëm valutor, duke u këmbyer sot me 92,96 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Euroja ka humbur 0,11 lekë në raport me një ditë më parë, duke prekur një tjetër nivel të ulët të viteve të fundit.

Ndërkohë, dollari amerikan është forcuar me 0,08 lekë dhe këmbehet me 80,61 lekë.

Edhe paundi britanik ka shënuar rritje, me 0,10 lekë, duke u këmbyer me 108,82 lekë.

Në kahun tjetër, franga zvicerane ka pësuar një rënie prej 0,29 lekësh dhe këmbehet sot me 99,38 lekë.

Ecuria e monedhave kryesore vijon të pasqyrojë forcimin e lekut ndaj euros, në një periudhë kur kërkesa dhe oferta në tregun valutor ndikojnë në luhatjet e kursit të këmbimit.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 80.61 +0.08
Euro EUR 92.96 -0.11
Poundi Britanik GBP 108.82 +0.10
Franga Zvicerane CHF 99.38 -0.29
Jeni Japonez (100) JPY 50.60 -0.14
Dollari Australian AUD 56.85 -0.04
Dollari Kanadez CAD 57.85 +0.09
Korona Suedeze SEK 8.48 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.51 +0.04
Korona Daneze DKK 12.44 -0.01
SDR SDR 110.19 +0.22
Ari (OZ 1) XAU 352516.40 +2,773.80
Argjendi (OZ 1) XAG 5228.76 +65.98
Juani Kinez (onshore) CNY 11.95 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 11.95 +0.01
Lira Turke TRY 1.69 0.00

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›