Euroja zbret në 91,54 lekë, niveli më i ulët historik

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Euroja ka zbritur sot në 91,54 lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, duke shënuar nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.
Krahasuar me fillimin e vitit, monedha europiane është zhvlerësuar me rreth 5,5% kundrejt lekut, ndërsa rënia është pothuajse në të njëjtën masë edhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rënia e euros ka vijuar edhe gjatë muajit shtator, duke reflektuar ofertën e lartë të valutës në treg. Sipas agjentëve të tregut, ndër faktorët që kanë ndikuar është zgjatja e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve të huaj edhe gjatë muajit shtator si dhe investimet e huaja në pasuri të paluajtshme.
Sipas kursit të BSH-së, leku është forcuar edhe ndaj valutave të tjera.
Dollari këmbehet sot 0,15 lekë më pak se një ditë me parë në nivelin 79,72 lekë; paundi britanik këmbehet me 106,59 lekë ose 0,38 lekë më pak dhe franga zvicerane zbriti me 0,04 lekë në kuotën e 96,71 lekëve.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 79.72 | -0.15 | |
| Euro | EUR | 91.54 | -0.11 | |
| Poundi Britanik | GBP | 106.59 | -0.38 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 96.71 | -0.04 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 50.47 | -0.84 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.80 | -0.02 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 56.96 | -0.15 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.12 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.46 | -0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.25 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 108.88 | -0.45 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 348837.98 | +4,825.11 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 5340.44 | +235.95 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.90 | -0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.90 | -0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 1.63 | -0.01 | |
/j.p/r.e/