E Enjte, 5 Nëntor 2026

Eurokodet, detyrim për kriteret e ndërtimit

Ka kaluar një vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, por gjatë kësaj kohe studiuesit dhe specialistët e sizmologjisë, kanë punuar për formulimin e një Eurokodi që ka në thelb përmirësimin e cilësisë së ndërtimeve në vend. Të gjitha idetë në lidhje me këtë çështje u diskutuan në Konferencën Ndërkombëtare “Gjeoshkenca dhe inxhinieria e tërmeteve – Sfidat për rajonin e Ballkanit ”, ku studiues nga shtete të ndryshme, mbështetur në rezultatet e punës dhe eksperiencës shumëvjeçare në vendet e tyre, referuan mbi projektimin e strukturave rezistente ndaj tërmetit.

Nga ana tjetër, në fokus të kësaj konference ishte institucionalizimi për organizimin e punës nga institucionet shtetërore përkatëse për verifikimin e standardeve të detyrueshme parandaluese të sizmikës në ndërtime, po ashtu dhe futja e kodeve europiane si koncepte detyruese për ndërtime rezistente e të qëndrueshme.

Kjo konferencë u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës  dhe  Shërbimin Gjeologjik. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›