Përmirësimi i furnizimit me energji/ OSSH, 3 milionë euro investime në Lezhë

Bashkia Lezhë dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, nënshkruan sot marrëveshjen prej 3 milionë euro investime në përmirësimin e energjisë elektrike në të gjithë territorin e Lezhës.
Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu u shpreh se “së shpejti Lezha do të ketë tjetër situatë energjetike”.
Marrëveshja e nënshkruar sot parashikon investimin në linja të reja kabllore si dhe në rrjetin elektrik dhe atë të kabinave elektrike.
Këto investime pritet të përmirësojnë ndjeshëm furnizimin me energji për banorët e gjithë territorit të bashkisë Lezhë.