Eurokomisioneri Fule vizitë në Maqedoni
SHKUP - Eurokomisioneri për zgjerim Stefan Fule do të nisë sot një vizitë zyrtare në Shkup.
Ai pritet të diskutojë me krerët e shtetit në lidhje me zhvillimet politike në vend, procesin eurointegrues në kuadër të së cilit do të njihet me Planin aksionar për realizimin e gjashtë detyrave që BE i ka dhënë Qeverisë së Maqedonisë në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë.
Eurokomisioneri Fule do të vlerësojë edhe angazhimin e deritanishëm të Qeverisë në planin e përgjithshëm dhe në realizimin e reformave.
(er.nu/BalkanWeb)