Prifti-Beqiraj, Akuza: Gjykatatë mos veprojë si për Mediun
TIRANE- Prokuroria kundërshton avokatët mbrojtës dhe i kërkon Gjykatës së Lartë të mos pushojë dosjen penale ndaj ish ministrit të Energjetikës Dritan Prifti dhe ish zëvendësit të tij Leonard Beqiraj. Ata akuzohen për korrupsion pasiv pas zbulimit të videos së në kompjuterin e Dritan Priftit ku ai dhe ish zv.ministri Leonard Beqiraj ndanin një shumë parash me vlkerë 72 mijë euro për dhënien e një leje koncensioni.
Dy javë më parë Dritan Prifti bazoi mbrojtjen e tij ligjore në rrugën e ish-ortakut të tij Ilir Meta dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, duke theksuar se të gjitha materialet e prokurorisë janë nul, për shkak se ato janë marë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale por dhe se praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë ndalon përdorimin e tyre.
Në seancën e sotme gjyqësore prokuroria kundërshtoi deklarimet e avokatëve mbrotjës. Sipas prokurorit të cështjes Bujar Sheshi “Vendimet e ndërmjetme të marra në procesin gjyqësor Meta- Prifti nuk mund të konsiderohen dhe të merren për bazë edhe në cështjen penale Prifti – Beqiri. Vendimet që janë detyruese dhe që merren për bazë janë vetëm vendimet e Kolegjeve të Bashkuara”. Gjykata e Lartë është tërhequr për vendim.
SEANCA E KALUARE
Në fund të kërkesave paraprake avokati Braka, i ka kërkuar trupit gjykues shpalljen e pavleshmërisë absolute të dosjes për shkak se të gjitha veprimet e kryera në të janë nul. Në të njëtën linjë me mbrojtjen e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, ka qëndruar dhe avokati i ish-zv/ministrit Leonard Beqiri. Avokati Vladimir Meçi, u shpreh se ashtu si në dosje Meta-Prifti ku nuk ekzistonte fakti, edhe në këtë çështje nuk ekziston fakti. Ndërkohë që prokurori i çështjes Bujar Sheshi i kërkoi 10 ditë kohë, për ti dhënë përgjigje kërkesave të avokatëve, që siç i quajti ai janë tepër komplekse. Dy të pandehurit Prifti dhe Beqiri nuk ndodheshin në sallën e gjyqit.
(sg/shqiptarja.com)