E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet, rivalët serb shkojnë në balotazh

Serbi- Dy rivalët për presidencën serbe, liberali Boris Tadiç dhe ish-nacionalisti Tomislav Nikoliç po shkojnë drejt një balotazhi.

BBC raporton se exit poll-et tregojnë se zoti Tadiç ka marrë rreth 26% të votave dhe zoti Nikoliç është afërsisht një pikë përqindje pas tij.

Serbia fitoi statusin për në Bashkimin Evropian në muajin Mars dhe të dy kandidatët thonë se synojnë anëtarësimin, edhe pse Nikoliç e kundërshtoi me forcë disa vjet më parë.

Partitë e kandidatëve ishin po ashtu shumë afër në votimet parlamentare. Lideri i Partisë Porgresive, SNS, Nikoliç duket se është pak përpara Partisë Demokratike DS të zotit Tadiç. Analistët në Beograd thonë se surpiza e parë e zgjedhjeve ishte forca në rritje e socialistëve, e udhëhequr nga ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, të cilët kanë fituar rreth 16% të votave.

Analistët shpjegojnë se falë sistemit proporcional të përfaqësimit në Serbi është një traditë e gjatë se partia që rënditet në vend të tretë fiton zgjedhjet, pasi ajo mund të diktojë kushtet për fituesit në çdo qeveri koalicioni. Ky më siguri duket se është rasti edhe i këtyre zgjedhjeve. Me kreun e socialistëve Ivica Daçiç që pretendon postin e kryeministrit nëse demokratët e zotit Tadiç ose progresistët e Nikoliç marrin vendin e parë.

Çdo qevwri koalicioni ka nevojë për një shumicë të qëndrueshme, të paktën 125 vende në Parlamentin 250 vendesh. LDP duket se ka gjasa të qëndrojë në opozitë, ndërsa Partia Nacionaliste Radikale por shkon buzë pragut 5%. Kjo do të thotë se kanë një shans të fortë të bashkohen me koalicionin e zotit Daçiç si një kryeministër i mundshëm i vendit.

Socialistët janë themeluar në vitin 1990 nga ish-presidenti jugosllav Slobodan Milosheviç, i cili u çua në Hagë për gjenocid. Por kjo force politike tashmë është pro BE-së dhe ishin pjesë e koalicionit qeverisës që po largohet. Zoti Tadiç dha dorëheqjen muajin e kaluar si president, duke detyruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale së bashku me ato parlamentare.

54- vjeçari Tadiç ishte një lojtar kyç në bisedimet e Serbsië me BE-në dhe ka thënë se vazhdimi i tij në pushtet është i nevojshëm për të ardhmen dhe zhvillimin e Serbisë. Ndërkohë që Nikoliç dikur tha se Serbinë e sheh aleat vetëm më Rusinë por kohet e fundit e ka ndryshuar retorikën e tij. Fushata ishte e dominuar mbi pyetjet mbi të ardhmen e ekonomisë së Serbisë, me papunësinë 24% dhe një borxh të jashtëm 24 miliardë euro dhe në raundin e parë të zgjedhejve garuan 12 kandidatë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›