Euroliga e Basketbollit Barcelona fiton ndaj Panathinaikosit
Nuk kanë bërë punë as tifozët në pallatin e sportit të Athinës. Barcelona ka fituar 80-70 ndaj Panathinaikosit duke shmangur eleminimin në Euroligë dhe duke barazuar rezultatin e ndeshjeve në 2-2.
Katalanasit kryesuan gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur që në periodën e parë.
Pavarësisht nga reagimi i grekëve dhe afrimit të tyre në pushim në vetëm 4 pikë diferencë, sërish kjo nuk solli përmbysje.
Barça u mbajt fort edhe në dy periodat e tjera, e udhëhequr nga lojtarët e saj më të mirë si Huan Karlo Navarro apo Ante Tomiç.
Kapiteni Navarro shënoi 17 pikë, duke kapur 4 topa në tabela dhe duke dhënë 4 asistë.
Tashmë, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e pestë dhe vendimtare që do të luhet javën e ardhshme në pallatin e sportit në Barcelonë.
Sonte zhvillohen dy ndeshje të tjera çerekfinale. Anadolu Efes pret Olimpiakosin në orën 19:00 në Stamboll dhe Kaha Laboral luan në Spanjë ndaj CSKA-së së Moskës në orën 20:45.
Skuadrat mike kryesojnë 2-1 dhe kalojnë në finale nëse fitojnë. Skuadra e vetme e kualifikuar deri tani është Reali i Madridit