Euroliga në RTSH: 4 skuadra në garë, kush do të shkojë në finalen e madhe?

4 skuadra luftojnë për titullin kampion në këtë edicion të Euroligës në basketboll për meshkuj. Ditën e sotme do të luhen gjysmëfinalet e “Final 4”, që do të përcaktojnë dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe.
Spektakli i Euroligës së basketbollit për meshkuj në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar do të starojë në orën 17:00 me sfidën Fenerbahce-Panathinaikos, ndërsa në orën 20:00 luhet gjysmëfinalja tjetër Olympiacos-Monaco. Të dyja këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH.
Fituesit e dy sfidave gjysmëfinale do të sigurojnë një vend në finalen e madhe, që do të kurorëzojë kampionen e Europës në 25 maj në Abu Dhabi.