Euroliga në RTSH: Fenerbahçe rikthehet te fitorja

Fenerbahçe rikthehet tek fitorja në javën e pestë të Euroligës teksa ka mundur Bajernin 88-73 . Ndeshja nisi me tension me skuadrën vendase që ishte vendosur në qendër të kritikave pas 2 humbjeve të fundit, me Crvena Zvezdën dhe me Dubain. E pikërisht në mesin e kësaj krize, klubi i dha besim trajnerit duke i ofruar rinovimin e kontrates.
Bajerni e nisi mirë me një avantazh deri në 6 pikë, por dukej se diçka i mungonte. Në periodën e dytë Ëilbekin shpërthen me 8 pike rresht duke i dhënë barazimin dhe duke e përmbysur rezultatin që Bajerni nuk arriti më asnjëherë ta barazpeshonte.
Perioda e dytë mbyllet me 5 pikë diferencë dhe duket Bajerni i rezistoi kthesës turke. Por perioda e dytë dha një tjetër imazh teksa Fenerbahçe nisi të shënojë rregullisht dhe falë mbrojtjes së tyre mbyllën çdo pikë të rrezikshme të bavarezëve duke arritur bashkë me fillimin e periodës së katërt në një parcial 19-2 .
Në mesin e periodës së katërt avantazhi maksimal i Fenerbahçes arriti në 26 pikë dhe nuk kishte më histori. Në një moment neglizhence të djemëve të Jasikevicius, Bajerni e uli deri në 14 pikë diferencën, por 3 minuta që kishin mbetur në kronometër nuk premtonin për asgjë.
Mbyllet kështu një javë e debatuar për Fenerbahçen por me fitore ndërsa për Bajernin largimet në merkaton e verës kanë ndikuar jo pak. Me këtë fitore Fenerbahçe ngjitet në vend të 16-të, ndërsa Bajerni zbret në vend të 17-të.