Poliçan, sherr mes të rinjsh, plagosen dy vëllezër
Një sherr i nisur mes disa të rinjve ka përfundur me dy të plagosur në qytetin e Poliçanit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit ku vëllezërit Qetësor dhe Alferd Kapxhiu janë plagosur me thikë nga Artan Aliaj dhe Fredi Kanani. Menjëherë të dy autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Të dy vellezërit janë dërguar menjëherë në spitalin e Poliçanit por më pas janë dërguar në spitalin e Beratit për një ndihmë më të specializuar. Policia e cila ndodhet në vendngjarje është vënë në kërkim të autorëve dhe po bën të mundur zbardhen e ngjarjes.