E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa “ndan” biletat për në Afikë

Gjithçka e hapur në grupin 1. Pas barazimit në “Qemal Stafa”, Danimarka i ndërlikoi pozitat  në grup, duke e vënë kualifikimin në pikëpyetje.Suedia fitoi minimalisht 1-0 në Maltë,ashtusi Portugalia në Hungari. Kur kanë mbtur edhe dy ndeshje, danezët kryesojnë grupin me 18 pikë,të ndjekur nga Suedia me 15. Portugalia dhe Hungaria kanë nga 13 pikë.
Zvicra është një hap larg Afrikës, pas barazimit 2-2 ndaj Letonisë. Të besuarit e Otmar Hicfeld kanë 17 pikë, tre më shumë se Greqia dhe Letonia.
Në grupin tre, Sllovakia fitoi 2-0 në transfertë ndaj Irlandëssë Veriut,duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në Kupën e Botës. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, sllovakët kanë një avantazh prej pesë pikësh ndaj Sllovenisë dhe Irlandës së Veriut.

Ja rezultatet endeshjeve të luajtura mbrëmë:

Grupi 1
Shqipëri 1 – 1 Danimarkë
Hungari 0 – 1 Portugali
Maltë 0 – 1 Suedi

Grupi 2
Moldavi 1 – 1 Greqi
Letoni 2 – 2 Zvicër
Izrael 7 - 0 Luksemburg

Grupi 3
Republika Çeke 7 – 0 San Marino
Irlanda e Veriut 0 – 2 Sllovaki
Slloveni 3 – 0 Poloni

Grupi 4
Uells 1 – 3 Rusi
Gjermani 4 – 0 Azerbajxhan
Lihtenshtejn 1 – 1 Finlandë

Grupi 5
Spanjë 3 – 0 Estoni
Bosnjë Hercegovinë 1 – 1 Turqi
Armeni 2 – 1 Belgjikë

Grupi 6
Angli 5 – 1 Kroaci
Andorra 1 -3 Kazakistan
Bjellorusi 0 – 0 Ukrainë

Grupi 7
Serbi 1 – 1 Francë
Rumani 1 – 1 Austri
Ishujt Faroe 2 – 1 Lituani

Grupi 8
Itali 2 – 0 Bullgari
Mali i Zi 1 – 1 Qipro

Grupi 9
Skoci 0 – 1 Hollandë
Norvegji 2 – 1 Maqedoni

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›