E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andres Iniesta i gatshëm të luajë

Mjekët i kanë dhënë dritën jeshile Andres Iniestas që të kthehet në fushë, pasi kaloi gjithë verën duke u rikuperuar nga lëndimi.
Pas testeve të bëra mëngjesin e sotëm, mjekët e Barcelonës i kanë thënë mesfushorit spanjoll se është i gatshëm për lojë, ndërsa pritet që trajneri Pep Guardiola ta përfshijë në skuadër për ndeshjen kundër Getafes.
Iniesta është lënduar më 10 maj, por përkundër dhimbjes ai vendosi të luajë për t'u ndihmuar Balugranëve që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, takimi në finalen e Romës i përkeqësoi edhe më shumë gjendjen, kështu që është dashur ta kalojë gjithë verën duke u marrë me fitnes.
Por sido që të jetë, ai tashmë është i gatshëm, dhe kjo është një shtytje madhe për skuadrën katalanse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›