Europa Leagu, gjysmëfinalet e Pirinejeve

Skuadrat nga Gadishulli Pirinej do ta dominojnë pjesën përfundimtare të garës së dytë më prestigjioze evropiane në futboll për klube, Europa League.
Porto e ka shkatërruar pas dy ndeshjesh Spartak Moskën me rezultat të përgjithshëm 3-10 për të siguruar kështu gjysmëfinalen e Europa League.
Nga ana tjetër edhe skuadra tjetër portugeze Benfica ka arritur të kualifikohet pas barazimit në ndeshjen e dytë që ia siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 2-5.
Twente nuk kaloi mirë, pasi edhe në shtëpi pësoi disfatë nga Villarreali me rezultat 1-3 ku gol për holandezët shënoi kosovari Emir Bajrami, ndërsa hettrikun e skuadrave portugeze në gjysmëfinalen e Europa League e kompletoi Braga që me anë të kriterit të golave si mysafir, me një barazim në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Kiev ndaj Dynamo Kievit arriti kualifikimin tutje.