E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, zjarr në një godinë 2-katëshe, s`ka të lënduar

Një godinë 2-katëshe është shkrumbuar nga zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës por fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz.
 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arra e madhe” në Shkodër ku një godinë 2-katëshe në të cilën banonin 8 familje është përfshirë nga zjarri.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur të vënë nën kontroll zjarrin.
 

Mësohet se nga zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësiht s`ka dëmtime në njerëz.
 

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›