Europa League, Egnatia në provën irlandeze, synon një hap drejt play-off-it

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë mbrëmjen e së martës për të zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të tretë të UEFA Europa League.
“Egnatia” do të përballet me skuadrën irlandeze të “Shamrock Rovers”, me takimin e parë që do të luhet në transfertë, duke nisur nga ora 21:00.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen e motivuar për këtë sfidë, me synimin për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës play-off të kompeticionit.
Një kualifikim do t’i afronte rrogozhinasit me një tjetër arritje historike, pasi do të siguronin për herë të parë në historinë e klubit një vend në fazën play-off të UEFA Europa League.
/gj.m/j.p/r.e/