E Hënë, 2 Nëntor 2026

Europa League në RTSH, UEFA i beson finalen arbitrit gjerman Zvajer

UEFA ka vendosur Feliks Zvajerin si kryesorin e takimit mes Mançester Junajtid dhe Totenhemit. Finalja e Ligës së Europës, e cila do të transmetohet nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar, do të luhet më 21 maj në “San Mames” të Bilbaos.

Arbitri gjerman në javët e fundit është vlerësuar shumë nga UEFA, e cila i besoi vetëm pak ditë më parë një ndeshje me rëndësi të veçantë siç ishte gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit. Verën e kaluar ai arbitroi edhe gjysmëfinalen e Euro 2024  mes Anglisë dhe Holandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›