E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tefik Osmani largohet nga Vllaznia

Tefik Osmani nuk është më drejtor sportiv i Vllaznisë. Me mbylljen e sezonit dhe përfundimin e kontratës, klubi kuqeblu ka vendosur të mos vazhdojë më tej bashkëpunimin, ose thënë ndryshe të mos rinovojë kontratën.

Osmani u bashkua me klubin shkodran në vitin 2023, pas një eksperience me Tiranën, ndërsa largohet pas humbjes së finales së Kampionatit, 0-4 përballë Egnatias.

Ndërkohë që kuqeblutë kanë njoftuar largimin e tij, klube të tjera si Tirana, Flamurtari e Egnatia kanë shfaqur interes, gjithçka mund të ndodhë në ditët në vazhdim.

Njoftimi i klubit:

𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐦𝐞 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝐤𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐦𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯 𝐳.𝐓𝐞𝐟𝐢𝐤 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢. 𝐍𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐚𝐧𝐚, 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐞 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝟏𝟖 𝐦𝐮𝐚𝐣 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›