Europa Lige, Lacio mund Vilarealin

Dy raste te Vilarealit ne minutat e para treguan ambicjen e spanjolleve qe u duken se kishin shkuar per fitore ne Itali. Pas vuajtjes ne minutat e para Dabo perfiton nga nje kundersulm per te servirur per Zaraten i cili zgjidh lojen ne pjesen e pare duke zhbllokuar rezultatin. Ky gol nuk e ndryshoi lojen e pergjumur te Lacios dhe ne minuten e 40-te Kapdevija servir nje top per Eguren i cili me koke mposht Bizarin dhe barazon rezultatin ne 1-1.
Ne pjesen e dyte Matuzalem i veshtireson lacialeve ndeshjen duke dale me kartonin e kuq, por me 10 lojtar skuadra e Balardinit duket te funksionoje me mire. Ishte minuta e dyte shtese kur Kolarov avancon ne krahun e majte duke dhene nje top te arte per Rokin i cili i jep mundesine e festimit Olimpikos per kete fitore te dyte ne fazen e grupeve qe e ngjit ne vendin e dyte ne kuoten e 6 pikeve, 3 me pak se Salsburgu qe kryeson klasifikimin.
Nderkohe Benfika ka shkaterruar 5-0 Evertonin ne kete faze duke marre kreun e grupit i me 6 pike. Sparta e Prages ka fituar 2-0 ndaj Kluzhit dhe Altetiko Bilbao 2-1 ndaj Nacional.