Ndroqi: Qato është gati për sfidën me Liggierin

Promotori i boksierit shqiptar Kreshnik Qato z Ylli Ndroqi në një intervistë për emisionin "Ora Sport" ka theksuar para sfidës me boksierin Fabio Liggieri se Qato është përgatitur shumë për këtë përballje të tij. Sipas promotorit z Ylli Ndroqi për herë të parë kjo ndeshje do të transmetohet LIVE nga televizioni më i njohur gjerman DSF dhe në valët e televizionit "Ora News". Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Gjermani të vijnë të shohin ndeshjen duke theksuar se prania e tifozëve do të jetë një support edhe për Qaton dhe të tregojmë që shqiptarët mund të ndjekin aktivitete sportive.
Sfida Qato-Liggieri do të zhvillohet më 24 tetor në Gjermani. Kreshnik Qato do mbrojë titullin kampion bote në versionin WBF.
Sfida Qato-Liggieri do të zhvillohet më 24 tetor në Gjermani. Kreshnik Qato do mbrojë titullin kampion bote në versionin WBF.